FALËNDERIM
Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Rivedell, falënderon të gjithë kontribuesit në pasurimin dhe begatimin e bibliotekës e cila për një kohë relativisht të shkurtër grumbulloi një sasi të konsiderueshme librash. Tani biblioteka është e pajisur pothuaj me të gjitha llojet e librave si: libra historikë, libra nga letërsia me të gjitha llojet dhe gjinitë si nga letërsia për fëmijë, letërsia për të rritur (Romane, tregime, poezi, poema, këngë epike, këngë historike, këngë lirike etj.), libra filozofikë, libra nga gjuhësia, libra shkollorë, fjalorë të dryshëm të gjuhës shqipe dhe fjalorë shqip – anglisht dhe anglisht – shqip, fjalorë etimologjikë të shqipes, libra sociologjikë, komplete veprash, një numër të konsiderueshëm libra fetare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze etj.
Biblioteka e Qendrës pasurohet dita – ditës me libra të rinj. Ajo tanimë ka marrë fizionominë e plotë të një bibloteke të mirëfilltë. Megjithatë nuk duhet të kënaqemi me këtë të arritur, biblioteka ka një kapacitet prej afër njëqind mijë librash. Dita ditës vazhdojnë t’i vijnë libra. Të gjithë e kemi kuptuar rëndësinë e një biblioteke jashtë atdheut, veç kësaj e arsyetojmë emrin si Qendër Kulturore. Në gjirin e së cilës veprojnë disa institucione si: shkolla, biblioteka, xhamia dhe grupet artistike e sportive. Kemi kënaqësinë t’ i falënderojmë të gjithë ato dhe ata të cilët bën të mundur pasurimin e bibliotekës sonë: Shaqir Salihu, Mëhill Velaj, Nexhmije Hasani, Blerina Dollani, Elton, Shametaj, Erald, Krisafi, Namik Selmani, Shoqata “Bijtë e shqipes”, Burim Zhuta, Asim Jashari, Xhevdet Limani, Tajar Domi, Vlashi Fili, Luan Kalana, Dritan Matraku, Qebir Hoxhallari, Izeir Alimi, Vjollca dhe Ylber Pilku, Nazmi Demishau, Selman Ferati, Lindita Shahinaj, Sali Musai, Alban Hoxha,
Myrvete Gashi Klloboçishta,
Bashkim Klloboçishta, Mustafa Asani, Arun Pollozhani, Seli Murati, Zikri Meta, Refik Serhati, Tafil Morina, Alban Jashari, Axhi Jashari, Fitim Rashidi, Muamer Reçi, Lirim Kaba, Medi Coma, Afërdita dhe Bexhet Asani.
Furnizimi me libra vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne ju presim!
Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane
Kryetar
Burim Zhuta
Burimi/Facebook


Leave a Reply