Nesër do të nisë zbatimin ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit).
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nga reparti RENEA paketën dhe si do të nisë dhe zbatohet akti normativ me fokus sekuestrimin e pasurisë së kriminelëve dhe terroristëve. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Gjithcka do të nisë me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit.



Burimi/fmimages.net/


Leave a Reply