Pergatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit.
E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel.
E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.
Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.
Ne mikser, grijme amaretat derisa t’i reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.
Vendosim per t’u ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.
Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset.
Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket. E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.
Perberesit :
500ml qumesht
50gr amareta
40gr kakao pluhur
1 gote te vogel kafe te ftohte
1 gote te vogel pije me shije bajame te hidhur (amaretto)
4 veze
120 gr sheqer
disa amareta te plota per zbukurim
Per karamelin
200gr sheqer
4-5 luge uje
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply