Pierre Simsia për Fjala jonë e lirë
Këto javët e fundit, këto ditët e para të vitit që sapo ka hyrë, po flitet shpesh nga njerëz të ndryshëm, profesionistë të artit, këngës, muzikës shqiptare, po dëgjojmë mendime me të ftuarit në studiot e ndryshme televizive, po lexojmë komente të shumtë në rrjetet sociale, madje edhe në profilet private të artistëve të ndryshëm me përvojë artistike po lexojmë komente të shumta, vërrejtjet rreth festivalit të sivjetëm kombëtar të këngës së muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 58-të i Këngës në radiotelevizion, madje, janë shprehur edhe me mendimin se “Festivali i 58-të i këngës, nuk ishte festivali që prisnim, nuk i shërbeu misionit të tij, por i shërbeu muzikës tallava”
Të shumtë janë artistët dhe kompozitorët që kanë shprehur mendimet e tyre për anullimin e Festivalit të 58-të dhe, në dhjetorin e këtij viti, pra të 2020, që do të zhvillohet edhe festivali i radhës, të quhet po Festivali i 58-të i Këngës në radiotelevizion”.
Shpreh mendimin tim personal: Nëse mendimi i shumë artistëve do miratohet për atë që kanë menduar që në dhjetorin e këtij viti, festivali i radhës, i 59 i këngës të quhet, po festivali i 58-të, nuk ka pse ti prishet radha festivaleve.
Sivjet, në vitin 2020, mosha e festivalit të këngës së muzikës së lehtë shqiptare do jetë 59.
Nëse festivali i 58 do anullohet, sipas mendimeve të artistëve që janë shprehur, siç e kam shkruar më sipër, shumë mirë, së shpejti, mund të zhvillohet një festival tjetër dhe le të quhet Festivali i 58, para muajit maj, 2020, muaj ku edhe do të mbahet festivali europian i këngës.
Është shumë e thjeshtë, kemi plot artistë kompozitorë teksteshkrues të talentuar dhe të suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, që këngët e tyre i kanë gati dhe, jo vetëm që nuk morën ftesë për të paraqitur këngët e tyre, por edhe ata autorë që çuan këngët e tyre për festival, komisioni përzgjedhor nuk ia aprovoi këngët.
Shqipëria ka shumë talentë, këngëtarë profesionistë dhe amatorë me përvojë, që do dijnë me profesionalizëm të interpretojnë këngën e bukur shqiptare, atë këngë, që do jetë e pëlqyer, e kapshme nga masat e gjera të njerëzve, ato këngë, që do ti rezistojnë kohës, viteve të shumtë…
Në dhjetorin e këtij viti, festivali i radhës, duhet të quhet festivali i 59.
Burimi/Facebook


Leave a Reply