Dashi
Kuadri yjor duket disi i turbullt sot, prandaj edhe një pjesë e mirë e të lindurve të shenjës do të jenë përgjithësisht konfuzë e të pavendosur.
Demi
Pritet që sot të jetë një ditë shumë pozitive dhe shumë interesante në planin profesional e që mund t’ju sjellë mundësi të reja për të ardhmen.
Binjakët
E keni shumë të vështirë të komunikoni më të tjerët, për shkak të një Hënë që sot do t’ju “ngatërrojë” në gjithçka që thoni apo që bëni.
Gaforrja
I pajustifikueshëm indiferentizmi që tregoni për gjëra që në fakt duhet t’ju interesojnë më shumë, siç është fusha ekonomike dhe paratë.
Luani
Sot duhet të jeni shumë të përqendruar e të shihni më shumë në aspektin profesional. Hëna dhe Merkuri pranë mund t’ju sjellin ide të reja.
Virgjëresha
Dita pritet të jetë e qetë, pasi Mërkuri është në një orbitë të përshtatshme. Humori juaj mund të pësoje luhatje për shkak të Hënës “pasive”.
Peshorja
Edhe pse në përgjithësi kuadri yjor premton për një ditë përgjithësisht pozitive, sot nuk do ta keni aq kollaj që të gjeni ekuilibrat e duhura.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të privilegjuarit e zodiakut”, sidomos në aspektin profesional, ku do të ndikojë më shumë Merkuri.
Shigjetari
Ka të ngjarë që sot të ndodheni mes dy zjarresh ose në pozicionin aspak të këndshëm të atij që s’ka kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë.
Bricjapi
Keni hezituar të hidhni një hap domethënës në një moment të përshtatshëm dhe tani ndjeni si ai që i ka shpëtuar zogu nga dora përfundimisht.
Ujori
Mërkuri në shenjë është plotësisht dominues, ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë më të gjallë e më aktivë. Më shumë hapësirë për partnerin.
Peshqit
Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv më një hënë dominuese ju bën të ndjeheni disi melankolikë, për rrjedhojë do të jeni edhe pak pesimistë.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply