Përgjigje ndaj shkrimit “Njeriu egomaniak dhe propaganda e zezë kundër Vatrës” të z. Alfons Grishaj, botuar dhe hequr nga gazeta RD.Nga Valentin Lumaj
E lexova shkrimin e nënkryetarit të vetëshpallur të Vatrës, Alfons Grishaj. Nuk do t’i përgjigjem me të njëjtin fjalor apo të konkuroj me baltën e tij sepse nuk dua të bëhem pjesë e pikërisht asaj kulture morale të ulët që prej vitesh po e dëmton VATRËN.
VATRA ka nevojë për debat institucional, jo për baltë. Por kur nënkryetari i një organizate kombëtare siç është Vatra, në vend të mendimit racional përdor shpifje, në vend të argumentit përdor demonizimin e kritikëve dhe në vend të kundërshtisë ideore apo politike përdor akuza për falsifikim, vjedhje e kriminalitet, të cilat egzistojnë vetëm në mendjen e tij, atëherë heshtja nuk është më qytetari po është tolerim i degradimit të debatit.
Prandaj vendosa që t’i përgigjem.
Të dashur vatranë,
Është një ironi e veçantë që një shkrim që pretendon të analizojë “egomaniakun” nepermjet nje fjalori fjalesh denigruese,kthehet në bumerang duke zbuluar meritueshëm shumë më tepër tipare të tilla për autorin sesa për njerëzit që ai përpiqet të denigrojë.
Në një shkrim të vetëm, nënkryetari i VATRËS i quan kundërshtarët e vet vatranë:
“egomaniakë”, “simbol i degradimit moral”, njerëz me “mendësi destruktive”, nga “mjedise të dyshimta”, me “histori të errëta familjare për spiunazh e tradhti”, “shpellarë”, “laramanë”, “vocërrakë”, njerëz pa “shenjë intelekti”, me “helm në shpirt” dhe me “egomanjakizëm çnjerëzor”.
Ky nuk është leksik i një burri që ndihet i sigurt në forcën e argumentit të vet, por është leksiku i dikujt që jeton me dyshimin mbi çdokënd, me paranojën e sulmit nga të gjitha anët dhe e percepton çdo kundërshtim si kërcënim personal dhe çdo kritik si armik.
Në botën që ndërton z. Grishaj, njerëzit ndahen pothuajse mekanikisht në dy kategori: ata që janë në rresht, pra ata që i binden lidershipit janë patriotë; dhe ata që e kundërshtojnë janë sabotatorë, tradhtarë, shpellarë dhe njerëz me “helm në shpirt”.
Kjo nuk është kulturë demokratike por është kulturë e kultit të pushtetit. Ky nuk është demonstrim force intelektuale por është varfëri argumenti e kompensuar me rrjedhje mendore dhe agresivitet verbal.
Në planin politik dhe institucional, shkrimi shfaq tipare të qarta të një narcisizmi autoritar: vetnlaltësim të grupit të vet, demonizim të kundërshtarit, pretendim të monopolit mbi patriotizmin dhe paaftësi për të pranuar se ka njerëz të ndershëm dhe njerëz që mund të mendojnë ndryshe.
Gjendja e tij mendore e traumatizueme nga konfliktet pafund dhe nga përjashtimi që shoqëria i ka bërë gjithandej dhe këtej, mendoj se degradon edhe nga izolimi i tij në një rreth të ngushtë njerëzish brenda Vatrës, prandaj ai kalon në egërsi verbale sa herë dikush i rrezikon “strofullen” e tij të parafundit dhe thotë “ne” jemi patriotët, “ata” janë tradhtarët; “ne” përfaqësojmë VATRËN, kush na kundërshton ne është gradhëtar, ëshë kundër VATRËS.
Jo, Alfons, ti nuk je VATRA, as Elmi Berisha nuk është VATRA, as unë nuk jam VATRA.
VATRA është shumë më e madhe se secili prej nesh, Vatra është bashkësi, është vllazni, është frymë, është ndjenjë që nuk shuhet.
Ti Alfons nuk përfaqëson Vatrën, ti nuk përfaqëson vatranët e ndershëm që, pavarësisht se në cilën anë të konfliktit qëndrojnë, nuk e pranojnë këtë nivel komunikimi. Ti përfaqëson vetëm fjalët dhe pikëpamjet e tua haluçinante. Edhe nëse vetëshpallesh si nënkryetar i Vatrës, ky titull nuk të jep autoritet moral, nuk të bën intelektual, nuk të jep monopol mbi patriotizmin apo ndershmërinë tonë.
Qëndrimi yt dhe ngritja jote “me finte” në strukturat drejtuese të Vatrës nuk e zëvendëson legjitimitetin e munguar tash 8 vite në Vatër, qëkur ti fute “pykat” e tua për largimin e njërit dhe katapultimin e tjetrit. Legjitimiteti duhet të vijë nga anëtarësia dhe vota dhe jo nga monitorët e huaj me anftësi te kufizuara apo nga shpalljet autoritare.
Vatranët duhet ta bëjnë këtë difrencë shumë të qartë.
Prandaj, z. Grishaj, para se ti të na japësh leksione mbi demokracinë dhe “votën e lirë”, më parë përgjigju këtyre pyetjeve legjitime:
Kur je zgjedhur me votë në Vatër? Kush të ka zgjedhur? Me sa vota? Për çfarë mandati? Në çfarë procesi konkurrues? Dhe më tej: nga karriera jote politike apo shoqërore, na thuaj një rast të vetëm që je zgjedhur me votë në jetën tënde, një herë të vetme. Na thuaj për Unionin Antikomunist, u zgjodhe aty apo e uzurpove njësoj siç ke uzurpuar Vatrën?
Përpara se të përgojosh familjet e nderuara varane, të lutem mos hesht më, por tregoju vatranëve të vërtetën për perceptimin publik të lidhjeve të tua me agjentë të UDBA-s, tregoju vatranëve nëse je nipi i kriminelit serbo-malazez Ratko Gjokiç, tregoju pak për bashkëpunimin tënd me të.
Të nderuar vatranë, unë mendoj se i gjithë ky egocentrizëm dhe degradim moral në Vatër nuk është i pakuptueshëm apo i pashpjegueshëm.
Unë mendoj se ky autoriatrizëm vjen jo vetëm nga interesat korruptive apo babëzia, por edhe nga mungesa e nivelit arsimor dhe edukativ. Shërbimi ushtarak dhe edukimi shkollor janë dy shtyllat ku piqet dhe formohet një burrë.
Le të vërejmë tre figurat qendrore në Vatër, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin. Mbase jam gabim, por po të shohim moshën kur Elmia dhe Mondi kanë ardhur në Amerikë dhe moshen që Alfonsi ka qenë në burg për vjedhje, i bie që asnjëri nuk kanë pasur mundësi as të shkojë në ushtri e as të përfundojnë arsimin e mesëm. (Aq më pak Elmia të ketë qenë në luftë sikur shprehet Thanas Gjika). Përndryshe le të paraqesin deftesat. Megjithatë, me këtë nuk vë në dyshim “diplomat dhe titujt shkencorë” të tyre të përfituara në mënyra të ndryshme.
Por shërbimi ushtarak dhe arsimimi, përveç specialitetit të fushës dhe rritjes intelektuale, prodhojnë diçka shumë të rëndësishme: aftësinë e mendimit kritik, të argumentit pa fyerje, respektin për kundërshtarin, aftësinë për të dallue faktin nga opinioni dhe për të kuptue se demokracia në një shoqëri ekziston pikërisht sepse njerëzit nuk mendojnë njësoj. Kur këto mungojnë, mungesa e tyre është shumë më serioze se mungesa e një diplome, qoftë edhe si rezultat i kësaj të fundit.
Prandaj, Vatra nuk mund të normalizojë një kulturë ku kundërshtari quhet “shpellar”, “tradhtar” apo njeri me “helm në shpirt”. Ky nuk është standardi intelektual apo i Vatrës, ky mund të jetë vetëm standardi i autorit.
Tani dua t’u drejtohem drejtpërdrejt vatranëve:
Mos e lini Alfons Grishajn të përcaktojë standardin e debatit në VATËR. Mos e ndiqni në këtë rrugë, mos iu përgjigjni fyerjes me fyerje, mos pranoni logjikën se kush kundërshton kryetarin është armik i VATRËS, mos lejoni që një individ, pavarësisht titullit që zgjedh të ketë, të flasë sikur përfaqëson ndërgjegjen e secilit prej jush.
Nëse gjuha e Alfonsit nuk ju përfaqëson, distancohuni prej saj. Izolojeni totalisht këtë mënyrë të të menduarit, jo vetëm Alfonsin si qenie njerëzore, por kulturën e denigrimit, autoritarizmit dhe përçarjes që ai përfaqëson.
Unë i shkrova dje një ankesë Monitorit, disa miq kanë ankuar tek Gazeta Rilindja Demokratike. Si rezultat shkrimi u hoq brenda disa orëve, jo vetëm si shpifës, denigrues dhe i pavlerë, por edhe si dështim spektakolar i Alfonsit me “raportin e tij post-Kuvend’, duke i lënë broçkullat e tij totalisht pa lexues. Prandaj edhe ju vatranë, lërini fyerjet e Alfonsit pa audience, lëreni propagandën e tij pa jehonë, lëreni ekstremizmin e tij verbal të mbetet aty ku lind, në podrumin e errët të tij.
Vatra e vërtetë është, duhet dhe shpejt do të jetë ndryshe. Vatra nuk ka nevojë të ulë kundërshtarin për të ngritur veten. Vatranët e vërtetë mund të debatojnë fort, të votojnë lirshëm kundër njëri-tjetrit dhe të dalin nga salla dhe po aq lirshëm t’i japin dorën njëri-tjetrit. Kjo është demokracia në një vllazni të një gjaku. Një vatran mund të jetë “grek apo shkjà” nëse vepron ndryshe.
U bëj thirrje vatranëve që besojnë të njëjtën gjë: mos e normalizoni këtë gjuhë, mos e amplifikoni dhe mos lejoni që ajo të flasë në emrin tuaj.
Le ta izolojmë të gjithë bashkë këtë kulturë duke ngritur standardin tonë. Sepse ne të gjithë jemi kalimtarë në Vatër. Edhe nëse nuk jemi te kënaqur, largohemi me dëshirë, na përjashtojnë apo vdesim, Vatra duhet të mbetet.
Me respekt Valentin Lumaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply