Kur thua rrena që nuk i beson as bufi zhvlerësohen edhe ato pak të vërtetat që thua!
Akuzat skandaloze të Ibrahim Kelmendit në Debat Plus ndaj Ibrahim Rugovës jo vetëm nuk e cënojnë figurën e këtij të fundit por e lartësojnë atë më shumë në sytë e publikut!
Të akuzosh Ibrahim Rugovën si bashkëpunëtor të Serbise e Milosheviqit asht njëlloj sikur të akuzosh Jezu Krishtin për terrorist islamik!
Shpifjet dhe pretendimet e tij por sidomos terminologjia enveriste që vazhdon ta përdorë edhe tani në moshë të thyer të bën për të qeshur por edhe ta mëshirosh!
***
Kelmendi një nga enveristët më në zë të Mërgatës Shqiptare në Perëndim në intervistën me dy pjesë me Ermal Pandurin akuzoi si bashkëpunëtorë të UDB-se Jugosllave thuajse të gjithë bashkëpunëtoret e tij. Ibrahim Kelmendit i ka dalë emri jo pak herë edhe në Revolucionin Demokratik të Vonuar tē vitit 1997 në Shqipëri por kjo nuk u prek nga gazetari!
Është shumë e thjeshtë; …nëse ke qenë bashkëpunëtor i makinerisë së ish sigurimit të shtetit shqiptar me patjeter ke qenë edhe i UDB-se sepse ato kane qenë bashkëpunues kur ka ardhe puna tek shqiptarët e Kosovës e fati i saj!
Ibrahim Kelmendi megjithëse e pretendon njëfarë distancimi në thelb ngelet enverist i pandreqshëm!
Ai është i pabesueshëm në publik çka do që të thotë sot!
Burimi/Facebook


Leave a Reply