Me shpata e me pushkë edhe kemi humbur kufitari, por me penë edhe libra mund ta mbajmë këtë Shqipëri!
Pikërisht, ata Cicot dhe Micot pse dinë këtë, nuk prekën librat shkencore mjedis, gjeologji, tërmete, ekologji, por ato Butrint, Çamëri, Gjuhë shqipe dhe Histori dhe kujtuan se me hedhjen në det të letrave hodhën në det diturinë dhe vlerat e shqiptarisë.
Ata harrojnë se ndër shqiptare ka ca Cico e Mico, por ka edhe plot Çeço!
Ka Çeço që trashëgojnë formulën e Çerçiz Topullit – as shitur e as blerë qysh kam lindur e kam lerë!
Ata harrojnë se ka ende Çeço që me frymësimin dhe mbështetjen e mijëra shqiptarëve si Odise P. Gremo, Aleksandër Cipa, Kostaq Papa, Alban Kraja, Zenel Hoxha, Stavri Dhima, Mynyr Hoxha, Emi Krosi, Klara Buda, Flutura Xhindole, e pa fund të tjerë, që duan librin dhe diturinë, por më shume shqiptarinë, ngriti stendën edhe më të bukur edhe më të plotë për të thënë ja ku jemi dhe që nuk na tutni dot.
Me këtë rast do t’i kërkoja Prokurorisë Sarandë që e ka ngjarjen më se të qartë, me pamje filmike sesi dy persona, të qartë në ‘misionin’ e tyre mbasi shkatërruan stendën ç’fletonin titujt dhe i hidhnin librat në det.
Me këtë rast do t’i kërkoja, pse jo, edhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, sepse nuk kemi të bëjmë me sulm vetëm të një personi dhe të letrave të tij, por atentat ndaj vlerave e diturisë së një Kombi!
Me këtë rast do t’i kërkoja edhe Bashkisë Sarandë të japë qendrimin dhe reagimin e saj ndaj aktit në qendër të administrimit të saj! SG. d.v. 26.08.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply