Në hapësirën prestigjioze të “The Grand Award of Excellence”, ” Mes fjalëve dhe pafundêsisê” në Torino të Italisë, ( edicion 27) krahas emrave të njohur të kulturës ndërkombëtare ideuar nga kalorësia Italiane, u vlerësua Irina Hysi Ma, një zë bashkëkohor dhe përfaqësuese dinjitoz e Kulturës Shqiptare Bashkëkohore.
Me një profil krijues të veçantë, ku arti pamor, piktura, poezia dhe kritika shkencore ndërthuren në një gjuhë moderne, origjinale dhe me ngarkesë të theksuar filozofike, Irina Hysi Ma, percepton artin si si një univers ku fjala, imazhi dhe mendimi komunikojnë, ndërveprojnë. Kjo qasje e bën krijimtarinë e saj një prurje interesante në hapësirën bashkëkohore të letërsisë dhe artit shqiptar.
Për mua, si autor dhe studiues i artit skenik, kjo ka një rëndësi tejet të veçantë. Në realizimin me recensione dhe studime kritike-shkencore për dy nga librat e mi të rëndësishëm: “Brezi i Artë i Aktrimit”, libri im i 37-të, botuar në vitin 2024, kushtuar figurave dhe korifenjve të skenës e kinematografisë shqiptare, si edhe “Brezi i tretë i aktrimit”, libri im i 38-të, botuar në vitin 2025, një homazh dhe dëshmi për 25 artistë të rinj të teatrit dhe ekranit.
Në kritikat e saj shkencore ka kërkuar të zbërthejë atë që qëndron përtej tyre: sekretet e zanatit, përkushtimin, dijen, talentin dhe botën e brendshme të aktorit një nga vlerat më të rëndësishme të kritikës.
Studimin mbi yjet e aktrimit, të cilëve unë u kam kushtuar një pjesë të rëndësishme dhe konsideruese të jetës sime krijuese, ajo e sheh si një përvojë me vlerë universale, “për të gjithë ata që e nisin këtë rrugëtim të bukur e të vështirë, që kërkon talent, dije e përkushtim”. Irina Hysi Ma, si studiuese e artit, artiste dhe psikologe organizative, ajo e përdor kritikën si një instrument analitik, estetik, shkencor dhe edukues, zbërthen jo vetëm atë që aktori shfaq në skenë, por edhe atë që ndodh brenda tij: emocionin, përjetimin, përvojën, konfliktin e brendshëm dhe mënyrën se si bota e tij shpirtërore përcillet te spektatori. Dhe e vërteta aktori nuk mbetet thjesht një figurë e dokumentuar në një libër; ai shfaqet si një qenie krijuese, në të cilën ndërthuren talenti, puna, kultura, përvoja dhe ndjeshmëria njerëzore.
DHe kjo qasje, vendosja në dialog “Brezi e Artë i Aktrimit” me “Brezin e tretë të Aktrimit ” . Në këtë mënyrë, nuk kemi të bëjmë vetëm me dy breza artistësh, por me një vazhdimësi të kujtesës, përvojës dhe traditës së skenës shqiptare. E kaluara dhe e tashmja bashkohen në një pikë të përbashkët: te nevoja që arti të ruhet, të studiohet, të interpretohet dhe t’u përcillet brezave të rinj.
Në shkrimin e sajè “Arti dhe letërsia në orbitën krijuese të Mjeshtrit të Madh, Miho Gjini”, ndjeva se objekti i kritikës nuk ishte vetëm libri im. Ishte vetë rrugëtimi im krijues – teatri, letërsia, studimi, publicistika dhe gjithë ajo përvojë jetësore e mbledhur ndër vite në veprën time.
Në këtë piktakim mes autorit dhe studiueses, duke krijuar një dialog të veçantë mes përvojës së autorit dhe këndvështrimit të studiueses e konsideroj analizen e Irina Hysit për veprën time përveç si një vlerësim kritik shkencor , si një akt të mirëfilltë studimor dhe kulturor. Ajo ka ditur të shohë përtej tekstit, përtej figurës dhe përtej historisë së aktorit, për të zbuluar atë që mbetet e gjallë dhe e qëndrueshme: shpirtin e artit. Një krijuese që bashkon fjalën me imazhin, poezinë me mendimin, artin me psikologjinë dhe kritikën me ndjeshmërinë njerëzore përfaqëson një zë të ri dhe modern të kulturës shqiptare – një zë që meriton të dëgjohet jo vetëm brenda kufijve tanë, por edhe në hapësirat më të gjera të kulturës bashkëkohore europiane dhe ndërkombëtare!
Miho Gjini
Mjeshtër i Madh
Piqeras 24 Gusht 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply