Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shpreh ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur Marika Kallamata.
Ai shprehet se kinematografia humbi një figurë të shquar të artit. Ndërkohë përmend faktin se Kallamata la pas një trashëgimi artistike të pasur.
Postimi i Metës
Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!
Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply