Xhentila Gjoshi
Pasojat e lëna pas nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, tashmë ka ‘prekur’ pjesën më të madhe të punonjësve në administratë. Një ditë pas tërmetit ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka hartuar një shkresë për mbledhjen e kontributeve për të prekurit nga tërmeti. Kjo shkresë u është shpërndarë institucioneve që janë në varësi Policisë së Shtetit, të cilët duhet t’u mbledhin punonjësve një vlerë monetare. Sipas një shkrese të lëshuar nga Policia e Shkodrës, shumat që punonjësit duhet të kontribuojnë, variojnë nga 2 deri në 5 mijë lekë.
Shkresa
Nisur nga pasojat shumë të rënda të tërmetit që goditi vendin tonë më datë 26 nëntor 2019, ku u shënuan humbje të jetëve njerëzore, qindra të plagosur dhe dëmtime të rënda të shumë banesave, nga ana juaj të organizohet grumbullimi i kontributeve vullnetare të punonjësve të çdo strukture të Policisë së Shtetit në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Të gjitha donacionet vullnetare të grumbulluara nga çdo strukturë e policisë në nivel qendror dhe veror, brenda datës 4 dhjetor 2019, të dërgohen në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë Sektorit të Financës për Aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Nga sektori i Financës për Aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shuma totale e grumbulluar nga kontributet vullnetare të punonjësve të Policisë, brenda datës 6 dhjetor 2019, të kalohet në llogarinë bankare të hapur nga Këshilli i Ministrave në ndihmë të këtyre familjeve.
Departamentet që u kërkohet të kontribuojnë
Kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
Drejtorisë së Standardeve Profesionale
Drejtorisë së Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
Drejtorisë së Antiterrorit
Burimi/Shekulli
Leave a Reply