Autoritetet në Austri po planifikojnë që banesën ku ka lindur lideri i nazistëve Adolf Hitler ta kthejnë në një stacion policie.
Hitleri kaloi javët e para të jetës së tij në një ndërtesë të shekullit të 17 në qytetin Braunau am Inn dhe për këtë arsye ajo ka qenë objekt mosmarrëveshjesh për shumë kohë.
Për dekada me radhë, qeveria e kishte marrë me qira pronën për të ndaluar përpjekjet për ta kthyer ndërtesën në një objekt turistik të ekstremistëve të djathtë.
Një herë, banesa ku ka lindur Hitleri shërbeu në një qendër ditore për persona me aftësi të kufizuar, por pronarja e saj Gerlinde Pommer refuzoi planet për ta bërë atë më të aksesueshme për personat që përdornin karroca dhe kundërshtoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë ose për të bërë rinovime.
Në vitin 2014 u mendua që të kthehej në një qendër për pritjen e emigrantëve, por edhe ky plan dështoi.
Qeveria e mori në kontroll shtëpinë në vitin 2016 përmes një urdhri për blerje të detyrueshme për një çmim 810 mijë euro dhe që prej asaj kohe ka pasur debate të gjera për fatin e ndërtesës.
Disa mendojnë se ajo duhet të shkatërrohet ose digjet, ndërsa të tjerë kërkojnë që të përdoret për bamirësi.
Burimi/Gazeta SHQIP


Leave a Reply