Të shtunën e kaluar aktorja Delinda Disha solli në skenë rolin si Shote Galica, nje nga figurat historike në Kosovë.
Mirëpo kjo ka shkaktuar shumë reagime negative në publik pasi Delinda në rolin e saj shprehej: “Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”
Kjo frazë i ka inatosur shumë shqiptarët e Kosovës dhe shumë prej tyre kanë shpëthyer në komente negative.
Njëri prej tyre ishte dhe reperi Gold Ag që pas kësaj t’iu kërkojë falje të gjithë burrave të Kosovës pasi gjatë kohës së luftës ata kanë rënë dëshmorë për atdheun dhe ajo nuk mund të shprehet në atë mënyrë edhe pse ishte thjesht një rol.
Pak më parë në një shkrim në Prive.al e ka quajtur skandaloze dhe një turp këtë rol në emisionin Klanifornia.

Ende nuk ka patur një reagim nga aktorja Delinda Disha për këtë që po ndodh orët e fundit në rrjetet sociale, ndaj presim një reagim nga ajo në vijim.
https://life-style.cna.al


Leave a Reply