Kjo media ka publikuar sot një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e serisë së dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën.
Featured image of article: “Më e frikshmja në botë”, ZDF dokumentar për bandat shqiptare: Shumë të rrezikshëm
GJERMANI- “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, kështu shkruan ZDF në faqen e saj online.
Kjo media ka publikuar sot një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e serisë së dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën.
Sipas asaj që bëhet me dije në faqen online të ZDF, reportazhi është i 43 minuta i gjatë dhe mund të shihet vetëm në Gjermani. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se banda shqiptare është shumë e rrezikshme.
Gazetari David Beriain që ka realizuar këtë dokumentar ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale, të cilat. Në dokumentar, gazetari flet edhe me disa persona të maskuar, të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.
(A.B. Dosja.al)


Leave a Reply