Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, i thanë “po” njëri-tjetrit, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni madhështore që u zhvillua në Shëngjin.
Ceremonia u zhvillua mbrëmjen e djeshme, gjatë perëndimit të diellit në Ranën e Hedhun.
Çifti kishin preferuar një dasmë me shumë të ftuar, ku veç familjarëve dhe miqve të afërt, pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe shumë personazhe të njohura të estradës shqiptare.

Këngëtari shkoi drejt altarit përkrah vajzës së tij, Tara, nga martesa e mëparshme me Teuta Krasniqin, ndërsa Afrona u shoqërua nga babai.
Modelja veshi plot tre fustane të bardha dhe duhet dhënë se shkëlqente e veshur me to.
Më poshtë do të mund të shihni disa foto nga ceremonia martesore.
http://shekulli.com.al





Leave a Reply