Në qytetin e vogël malor të Fushë Arrësit u mblodhën disa qindra vetë banorë e ish-banorë të këtij qyteti, të larguar vitet e fundit në emigracion apo në zona të tjera të vendit. Takimi “Vendlindja është amanet” u nxit nga një njoftim i thjeshtë në facebook me dëshirën për të mbështetuar zhvillimin e vendlindjes, por edhe për të ruajtur trashëgiminë e tyre. Fushë Arrësi është një ndër qytetet e vogla malore në Veri të Shqipërisë, i cili gjatë 28 viteve të fundit ka njohur ritme të larta të largimit të banorëve për shkak të kushteve të vështira të jetesës.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply