Të gjithë e njohin Bes Kallakun për rolet e veçanta të humorit.
Ai është një prej personazheve të dashura për publikun, pasi është pjesë e ekranit prej disa vitesh. Por aktori i humorit, duket se kurrë nuk ka qenë i kënaqur me pamjen e tij.
Transformimi që prej vitit 2004, kur doli për herë të parë në publik është i jashtëzakonshëm. Në fakt nuk bëhet fjalë për transformim natyror, por për ndërhyrje radikale estetike.
Duke mos u ndjerë komod me pamjen e tij dhe duke shfrytëzuar fitimet e shumta, pas famës së fituar, Bes Kallaku ka nisur betejen me tjetërsimin e vetes duke u kthyer në djalë super cool.
Aktori i humorit, siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme, ka kryer ndërhyrje radikale në fytyrë, veshë e vetulla. Ndryshimit rrënjësor nuk i kanë shpëtuar as dhëmbët, gjë që aktori e pranon edhe vetë.
“Para se me rregullu dhëmbët dhe para se me u mbyll gjuetia”, shkruan ai krahas një fotoje, duke pranuar kështu transformimin që iu desh të bënte për të patur një pamje më të kënaqshme dhe për t’u dukur më i bukur.
Dhe rezultati tashmë është i dukshëm, Bes Kallaku, nga një katunar Bubqi është kthyer në një model Tirane.
Gazeta SHQIP


Leave a Reply