Ka ndërruar jetë regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhucani. Mësohet se gjendja shëndetësore e 56-vjeçarit ishte përkeqësuar kohët e fundit, dhe ai ndodhej i shtruar në një spital në Romë.
Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në degën “Arte Dramatike”.
Që nga viti 1986 deri në vitin 1990 ai punoi si asistent-regjisor në shumë filma, ndërsa në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.
Xhuvani do të mbahet mend më së shumti për filmat “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”, që rezultuan produksione të sukseshme.
Nuk duhet harruar që Xhuvani qe i pari që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
“Engjejt jane larg” ishte filmi i fundit që u shfaq në kinematë shqiptare dy vite me parë. Xhuvani evokoi luftën e Kosovës përmes historisë së 12 fëmijëve të një jetimoreje në Gjakovë.
Vlen për t’u theksuar se këtë vit pritej edhe premiera e filmit të tij të ri “Liqeni im”. Gjergji ishte i martuar me Luiza Xhuvanin, aktore e njohur në kinematografinë shqiptare.
Filmografia e Gjergj Xhuvanit
Skenarist
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991).
Regjisor
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991).
Aktor
Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)
Producent
Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994).
Ikje e parakohshme, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani
Xhuvani ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi ku edhe ka pësuar një arrest kardiak. Bashkëshortja dhe vajza mësojnë lajmin e hidhur nga Saranda. Vepra që la pas kineasti i madh që u përkushtua filmit deri ditën fundit
Është ndarë nga jeta dje, në moshë të parakohshme, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Xhuvani ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi ku edhe ka pësuar një arrest kardiak duke mos i dhënë mundësi mjekëve që të ndërhynin. Xhuvani prej vitesh vuante nga diabeti. Kineasti Gjergj Xhuvani është regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj. Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001. Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj. Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.
Familja
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Luiza Xhuvani dhe vajza ndodheshin për pushime në jug të vendit kur kanë mësuar lajmin e papritur duke bërë që të nisen urgjentisht për në Tiranë. Ndërkohë, djali i të ndjerit, Kostandin Xhuvani, që po vuan dënimin prej 35 vitesh për vrasjen e 4 personave, ka kërkuar leje nga burgu i Fushë Krujës për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, regjisorit Gjergj Xhuvani.
Mesazhi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar familjen Xhuvani për ikjen e parakohshme nga jeta të djalit dhe të afërmit të tyre, Gjergjit. Me një mesazh në Facebook, Meta shprehet se: ‘Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!’ ‘Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar. I shpreh familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre! Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë. I përjetshëm kujtimi i Tij!’, shkruan presidenti Ilir Meta.
Sponsored by Revcontent
LAJMET MË TË LEXUAR NË SOBORG
Tandimplantater i 2019 – Søgeannoncer For At Finde Din Aftale
Omkostningerne ved tandimplantater i Soborg kan overraske dig
Emily From Copenhagen Makes $7,763 A Week Simply By Copying
QKK
Qendra Kinematografike e Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhuvani, filmbërësve dhe të gjithë admiruesve të tij krijuesit të kinematografisë shqiptare, Gjergj Xhuvani. QKK thotë se Xhuvani njihet si një ndër krijuesit më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, ndër veprat më të njohura që i sollën edhe famë ndërkombëtare janë “Parullat”, “I dashuri Armik”, “Lindje Perëndim Lindje”, ndërsa vepra e tij e fundit “Liqeni im” që ishte e mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike, pritej të jepet premierë këtë vit. “Është humbje e madhe për kinematografinë shqiptare dhe evropiane ikja kaq e hershme e Xhuvanit. Do ta kujtojmë si një njeri të mrekullueshëm, si mik të madh dhe artist të përmasave globale”, u shpreh drejtori i QKK-së, Arben Zharku.
Veprat
Një jetë mes filmash për kineastin e madh
Regjisor
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri
Lindje, perëndim, lindje – (2008)
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardhë e zi – (1991)
Skenarist
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardh e zi – (1991)
Producent
Funeral Business – (1999)
Një ditë nga një jetë – (1994)
Aktor
Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)
20 filma i atribuohen në karrierën e tij artistike Gjergj Xhuvanit, nga të cilët 9 si regjisor, 8 si skenarist, 2 si producent dhe 2 të tjerë si aktor në vitet 1981 dhe 1985
Koço Kokëdhima
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ngushëlloi familjarët, miqtë dhe kolegët e regjisorit të mirënjohur, Gjergj Xhuvani, që u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e pashërueshme. “Hidhërim për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit të mirënjohur Gjergj Xhuvani, njërit prej artistëve më të denjë të kinematografisë shqiptare të tri dekadave të fundit. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”-shkruan Kokëdhima në “Twitter”.
http://shekulli.com.al/


Leave a Reply