Nga Auron Tare
Kujtimet e Kadri Cakranit (III)
(Vijon nga numri i kaluar)
Nuk matej dot koha në këto raste dhe më në fund u duk vetura që duhet të ish e Tij. Nuk ishte veturë si këto mile centot që kishim parë gjithmonë, por më e madhe. Duhej të ish maqinë Gjermane, ose Engleze. Për fat, pak me tej ishte Jashari tek njerëzit që po bërtisnin dhe Xhenerali ndaloi. Ne nxituam nga të gjitha anët, si milet rruge që i ra rasti. Ai nuk ishte vetëm në maqinë, dhe nxorri kokën me gjithë mjekërr duke j’u bërtitur njerëzve të rrugës dhe u bë gati të dalë. Ai ishte i gjatë dhe shumë i shëndoshë, që i veshur me uniformë Xhenerali, dukej që përtej që nuk ish Shqiptar, një xhigand që nuk ishkon në mëndje një njeriu t’a shikonte në sy. Jo t’a vrisje! Nuk kish kohë që të mendoje asgjë se ç’do gjë të dukej si nëpër ëndërr. Unë ishja larg nga pas maqinës, po pashë Jashari i qëlloi 5 apo 6 herë, po të shtënat u dukën sikur vazhduan një orë. Jashari pa një herë në drejtimin t’im pas maqinës dhe iku duke kaluar rrugën. Vrapi i Tij dhe xhaketa që i ikte prapa, bënte të dukej pistoleta që duhej t’a kish z’bazur të tërën. As që bëhej fjalë se mund të fshihej dy metro njeri, një gjë pa kuptim kjo, po urdhëri i Bektash Beut nuk kthehej. Të gjithë po iknin në drejtime të ndryshme dhe përfitova nga kjo rrëmujë që të sigurohesha ishin vrarë të gjithë në maqinë. Xhenerali ishte larë në gjak në fytyrë e mjekërr dhe nuk e dallova dot se ku e kishin marrë plumbat, po si nga afër që erdhi goditja, edhe në kokë mundet. Ika me të shpejtë se xhandarët kapën një karrocë tek rruga dhe një maqinë të vogël pas një copë here.
Gjyqi kryengritjes se Fierit
Kishin filluar arrestimet dhe vërtet Shtabi kish ikur me të shpejtë nga Skela e Semanit për në Itali. Bektash Beu nuk lëvizi nga vëndi dhe ne të gjithë prisnim ç’do të n’a ndodhte. Kur n’a arrestuan të gjithëve dhe e pamë njëri tjetrin tek burgu, n’a shkoi mëndja edhe tek vdekja, dhe tek mbi emri ynë që kish bërë rezistencë e luftra për Shqipëri, mund të shuhej. Kishin marrë fillimisht një kompani xhandarësh nga Tirana tek Bektash Beu dhe të tjerët, po tek unë ishte bataljoni që erdhi në ndihmë nga Elbasani. Nuk duhet të n’a gjenin bashkë se do të kalonim në Gjyqin Politik që u bë me një herë, kështu që nuk pranuam asgjë. Bektash Beu nuk pranoi të pyetej dhe tha se nuk kish ç’të thoshte, pasi j’a ka thënë Mbretit vetë dhjetë vjetë përpara që nuk e do Mallakastra. -Kështu unë nuk kam asgjë për të thënë dhe nuk mund t’i flas një copë xhandari. Bini Mbretin vetë për këtë punë! Më gjithë ushtrinë që shtypi Lëvizjen nga Tirana erdhi Ministri i Brëndshëm shkodrani Musa Juka. Ai i tha xhaxhajit, se përpara se të nisej Mbreti Zog i kish thënë se e dinte kush e kish bërë rrebelimin. –Këto gjëra i bën Bektash Beu që ka njëqint vjet që nuk rri urtë! –Pikës i ka rënë, i tha xhaxhai, po nuk më duhen Lëvizje e të ngrë krye mua për të urryer “Mbretin Tim”! Unë që e zgjodha atë që kur ish kalama në Lushnje, unë le t’a paguaj këtë gjë tani, me Lëvizje apo pa Lëvizje, si e doni Ju! Këta i keni marrë kot! Vetëm se janë bijtë e nipërit e mij! Kjo e turpëron një mijë herë Matjanin, j’a thoni! Po ata kishin marrë informata të sakta se kush e vrau Xheneral Gilladin dhe Musa Juka ishte për t’a vënë në listën e të dënuarëve me vdekje, që nga 50 vetë, gjysmat ishim ne të mbiemrit Cakrani.
Dihej që i pari duhej vrarë atentatori dhe n’a erdhi keq për të vetmin djalë që kishte xhaxhai tjetër Sulo Beu, po tani ishim në luftë. Jashar Cakranin, dihet e shkruan të parin me vdekje, Bektash Beun e me radhë. Operasjoni kish filluar që në Lushnje dhe Zogu vetë me Musa Jukën ishin në hall dhe për këtë kërkonin lajme ç’do tre orë. Komandant Operasjoni kishin vënë Ali Topallin me kompetenca dhe fuqi pa kufi, bile edhe Kryetar i Gjykatës së Krimeve që u ç’pall në moment. Ata ishin në hall, se mos plaste prapë si plasi dhe duhet të kishin mundësi të merrnin informata nga ne dhe filluan rrahjet me kamxhik të parat. Ali Topalli ikte vetëm për bukë në drekë, po nuk lëviste nga burgu. Ulërimat në korridorët e burgut të Fierit, që t’i tregonte shërbimin e Tij Ali Topallit, i bënte drejtori Spiro Mojsiu, një i krishterë i devotshëm, që e morën më vonë dhe në Shtab të tyrej Komunistët.[3] Ai, si njeriu që kishte çelsat, hynte dhe vetë nëpër biruca dhe kërkonte të qëllonte që aty, kur ne ishim të lidhur. Këtë e bënte të dukej, po ata që kishin ardhur nga Tirana j’a ndaluan hovin. I thanë se mund të bënte vetëm punën e komandantit dhe të jepte ndihmë, kur t’i kërkonin ata. Në pamje dukej si i egër, po kur bëhej i urtë para atyre duke i nderuar lepe peqe, e dalloje që ishte shejtan budalla, si thotë populli.
Xhandarët që rrihnin me kamxhik ishin të gjithë nga Tirana me porosi të vetë Musa Jukës dhe dihet, të vetë Mbretit. Xhandarët e Fierit u pushkatuan të parët dhe gardjanët i kishin përjashtuar, se nëpër korridore ishin vetëm këta. N’a linin ditë e natë me hekura nëpër duar dhe nuk n’a i hiqnin, vetëm ato minuta që mund të quhej se hanim bukë. Kur futeshin për të n’a marrë në pyetje, ose për torturë në biruca, hynin nga pesë vetë, apo më shumë që t’i tërhiqnin zvarrë të arrestuarit. Në pyetje më kishin marrë nja dy herë, po ata i kishin informatat e sakta se si kishja vajtur tek maqina dhe ishja siguruar se ish vrarë Xhenerali apo jo. Më tërhoqi nga duart e lidhura një xhandar nga këta të korridoreve ku do më çonte për torturë a pyetje, dhe duke qënë se e morrëm vesh se do vdisnim, që i pari Bektash Beu, e tërhoqa me sa fuqi kisha pas vetes. Ai ra dhe të tjerët që aq donin, u sulën duke qëlluar mua me ç’farë të kishin në duar. Ai që ra u çua dhe po i rridhte gjak nga goja, ndërsa njëri iku dhe erdhi prapë me një dhogë në dorë. U fut në të rrahur dhe ai që e rrëzova në fillim, në këtë kohë që po mblidhesha kruspull nga goditjet, dhe në atë moment u ngrita lart, duke e qëlluar me një shqelm sa kishja fuqi, m’u në gjoks. Ai u plas pas derës prej hekuri të qelisë dhe pasi ra, nuk u ngrit më. I shtyja sa kishja fuqi duke i rrëzuar, dhe prapë me shqelme xhandarin e parë që erdhi. Pasi më sollën në birucë, këtë herë e deri në fund hekura më vunë dhe tek këmbët. I toruronin të gjithë vetëm Bektash Benë jo, se kujtonin dhe i gënjente mëndja se do të tregonim që ai ishte që kish organizuar atentatin. Këtë e dinin të gjithë, po donin t’a poshtëronin, duke torturuar ne.
Dihet që Ali Topalli, që kishte ardhur posaçërisht për të ekzekutuar atentatorët, dhe torturonte personalisht Jasharin e xhaxhait, Sulo Beut dhe tani e ndjenim që bëmë gabim që lamë atë për atentatin. Nga dhoma e torturës që nuk ishte larg ulërimat i dëgjonim dhe unë i njihja nga zërat e tyrej. Pas disa ditëve torturë, Jashari u vdiq në duar, se e kishin qëlluar fort në kokë, kështu që ata njerës të Mbretit duhet të jenë kënaqur që vdiq. Ata nuk pushkatonin dot neve, se Mallakastra do ishte minë gati sa të ish gjallë Mbreti. Ali Topalli e kish lidhur Jashar Cakranin për karrige dhe e kishte qëlluar pa pushim me një dërrasë në shpatull. Ai ishte tërbuar nga që Jashari ishte ngritur me gjithë karrige dhe e kish zënë nënë vete Aliun duke e qëlluar me bërryla dhe me kokë në fytyrë. -Atëhere u futën dhe dy vetë të tjerë, po si u ngrit ai i hoqi. Mori atë dërrasën dhe po e qëllontë në kokë pa pushim rreth një orë, deri sa i vdiq në duar. Jasharin e kish mbuluar gjaku nga koka më keq se Xhenerali që vrau dhe më pas e nxorrën me një barrelë, që i nxinte vetëm gjysmën e trupit. Që të mos hiqej zvarrë se mos binte nga vigu, këmbët j’a mbante me mundim një xhandar tjetër, duke u bërë nja pesë vetë, pa të vrarin. Sulo Bej Cakrani vetëm atë djalë kishte dhe ishim gati të vriteshim ne në moment, vetëm Jashari të mos vdiste. E kishin çuar ne spital, që t’a bënin të vdekur dhe të mbyllej puna e atentatit. Mbreti do të kënaqej. Sulo Beu u tha që t’a merrte në shtëpi ashtu të vdekur, e t’a varroste. Ata nuk e lanë, se dilnin përgjegjës dhe kohë më pas i bënë letrat dhe e nxorrën nga burgu.
Ata e bënë këtë që të thoshin se e nxorrëm të gjallë, po Jashari binte në coma. Më vonë n’a thanë se kish shpëtuar gjallë e keq dhe Sulo Beu e kish çuar tek doktori këtu për t’a parë. Doktori e pa dhe i tha xhaxhait se ky është edhe i vdekur, edhe i gjallë, ku gjithë ai trup atleti, herë herë mezi dëgjohet zëmra. E kishin rregulluar të mos tronditej më dhe e kishin hipur në anije pesë vetë me gjithë Sulo Benë. Në Itali i kishin thënë po këtë gjë dhe xhaxhai që m’u dhimbs më shumë se vetja në këtë minutë, qante tek koka e të birit, i gjallë dhe i vdekur. Ai mori trenin për në Austri dhe atje u tha që nuk lëviz pa më ngjallur djalin, hapni gojën se gjithë pasurinë do t’Ua jap! Ata kur i bënë radio grafitë, kishin bërtitur nga habia. –E kanë rrahur e torturuar, i kish dalë nga zëmra Sulo Beut e vërteta. Doktori i pa mirë ato. –Nuk ka mundësi këto goditje, jo këta nuk duhet të jenë njerëz! Duhet të jenë kafshë! Ali Topalli i kishte thyer kafkën Jasharit në tre apo më shumë vënde, që për fat nuk kishin futur cifla të saj në tru. Ata doktorë bënë mrekullinë me xhaxhain t’im dhe e sollën në jetë Jasharin. Xhaxhai pastaj e çoi në Francë. Aty u habitën më keq se ata ishin vënd me kolloni dhe e njihnin botën më mirë se kush do. –Këtë rast nuk e kemi dëgjuar as në Afrikë, jo t’a kemi parë!
4.Në Evropë, ku thoni, Ju, si ka mundësi të ketë njerës të tillë? Ç’ti sqaronte Sulo Beu se kush ishte Ahmet Zogu dhe Ali Topalli, që i bënë të vetmin në atë ditë? Ata e kuruan gati një vjet të tërë, që erdhi prapë në jetë. Që atëhere, si do që ishte djalë i ri, atij i binte një si ilet, si një lloj sonambuli që ikën duke parur trurin në gjumë.
5. Kjo gjëndje e mbante disa minuta, po në ato momente ai mund edhe të të vriste, se si të them, ishte në një lloj gjumi, do t’a quaja. Ne n’a mbajtën në burg.
1.“Kjo lëvizje dështoi nga shkaku i mos organizimit mirë dhe sidomos nga tërheja e disa krerëve, kur mësuanë se në të merrnin pjesë dhe korrentet komuniste..” (Buletin, BK, “Kujtojmë me mirënjohje shërbestarët dhe martirët e idealit t’Atdheut” 1952, fq.3,4)
2.“Shtabi kryengritës nuk kishte njoftim për ardhjen e Gilardit dhe në këtë rrethanë ata vepruan me shpejtësi duke vendosur eliminimin fizik të Giraldit dhe këtë detyrë ja ngarkuan atentatorit Jashar Sulo Bej Cakrani. Jashari ishte me trup atleti shumë i shpejt dhe trim. Ai e qëlloi 6 herë me pistoletë duke e vrarë në vend bashkë me shoqëruesin e Tij.” (Gazeta “Telegraf”, 14.8.2013)
3.Për këtë personazh historik dukumentet e kohës citojnë faktet; “Partia Komuniste ka si kryetar të Shtabit Spiro Mojsinë. Për ata që s’e dinë, po iu themi ne se, ky zambak i kuq ka qënë komandant i burgjevet në Fier gjatë shtypjes së lëvizjes më 1935. Gjithë bota revolucionare e atëherëshme e di se në ç’mënyrë është sjellur Spirua gjatë atij shërbimi. Ay ka qënë xhelati i burgjeve që kanë bërë torturat morale e trupore më të tmerrëshme. Ka qënë Spirua ai që hapte në mëngjes herët dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtazë të dënuarit me vdekje që pritnin nga një minutë në tjetrën t’i shpinin në litar. A po jo o Mustafa Gjinishi, o Mustafa Kaçaçi edhe ti o Namik Cakrani ? Spirua ka qenë ay o Xhelal Staravecka që të shtërngonte or’ e çast zinxhirat aq shumë sa të qenë anjtur duar e këmbët” (Trakti “Çështje të ditës”, 11.10.1943, AQSH, F.556, V.1944, D.21, f.8)
4. Atentatorin Jashar Cakrani, organet policore të kohës e torturuan në një masë të tillë, sa ai nën kujdesin e mjekëve europianë, u rikthye në jetë, vetëm pas një viti; “..në gjyqin e famshëm të Fierit, Jashar Cakrani, u torturua tmerrësisht, sa i krisi kafkën e kokës. Ky cen i shkaktoi Jasharit të shkretë, sëmundjen e rëndë t’epilepsis. Si u lirua nga burgu Jashari shkoji për mjekim në Vjenë, në Berlin dhe në Paris. Në konsulltimin q’u bë, me profesorët spesialistë të Parisit, këta u habitën kur mësuanë, nga i vuajturi, se si i kishte ngjarë fatkeqsija the thanë: “Paska akoma autoritet të një Shteti që ndodhet n’Evropë, të colat, në plot shekulli njëzet, bëkan të tilla veprimtari kriminale” Profesorët e një vëndi demokratik, çuditeshinatëhere më 1936, se nuk mundnin të parashikonin ngjarjet, në gjysmën e Evropës, e sidomos në Shqipëri..” (Buletin, “Kujtojnë..” 1952, fq.4,5)
5.Përpara këtyre tmerreve, abuzimi i fuqis s’autoritetit, prej një brutali si Ali Topalli, me konseguenca epileptike për një Jashar Cakrani, dhe gangrenoze për një Hekuran Maneku, nga Margëlliçi i Mallakastrës..” (Buletin, “Kujtojnë..” 1952, po aty)



K O M E N T E
Arben
O MASHTRUES
KRYENGRITJA “ANTIZOGISTE” E FIERIT, U
SPONSORIZUA NGA ITALIA.
MEQENESE PO AFROHEJ DITA E PUSHTIMIT,
MENDOI TI TUNDDTE DHEMBET ZOGUT.
DUKE QENE SE LEVIZJA MORI PERMASA
ANTIITALIANE, U DHA URDHERI I ANULLIMIT.
19 ORGANIZATORET KRYESORE I HIPEN ANIJES
ITALIANE NE SEMAN DHE JA MBATHEN NE ITALI.
TE TJERET U ARRESTUAN DHE U DHANE SHUME
DENIME ME BURGIME DHE ME VDEKJE.
E GJITHA KJO NE MUAJIN SHTATOR.
TE GJITHA VENDIMET U AMNISTUAN NE DHJETOR
TE PO ATIJ VITI NGA MBRETI ZOG.
U PA QARTASI SE ISHTE NJE INSKENIM ITALIAN
DHE NUK KISHTE ASNJE EFEKT TE EKZEKUTOJE
NJEREZ KOT SE KOTI.
HEKURAN MANEKU, SI “TRIM” INJORANT QE ISHTE
TENTOI VETEVRASJEN NE QELI, DHE DOKTORET
JA HOQEN SHPRESAT PER JETEN.
NE KETO KUSHTE VENDIMI I TIJ ME VDEKJE U
EKZEKUTUA, PASI DO TE VDISTE GJITHESESI.
NE KETO KUSHTE NUK VDIQ SI LAMASH, POR
GJASME SI KRYENGRITES.
TE GJITHA KETO O MASHTRUESI DHE
FALSIFIKATORI AURON TARE, I TRAJTON SHUME
MIRE EDHE STUDIUESI NGA FIERI ILIRJAN GJIKA,
NE NJE ARTIKULL QE KA BOTUAR PO TEK KJO
GAZETE.
TI JE NJE LAMASH ORDINER MASHTRUES DHE
FALSIFIKATOR I HISTORISE SE SHQIPETAREVE.


Leave a Reply