Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko takoi sot grupin e arkitektëve nga Diaspora shqiptare, studiues në Departamentin e Arkitekturës të Universitetit të Firences, të cilët janë pjesë e programit “Diaspora Burim për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qendrave Kulturore më pak të njohura”.
Gjatë bashkëbisedimit ministri Majko i përgëzoi ata për përfshirjen në këtë program pasi japin një kontribut që po japin në atdhe për njohjen dhe analizimin e pasurive të veçanta kulturore që ka Shqipëria, duke theksuar kështu edhe rëndësinë e investimeve të Diasporës në vendin e origjinës.
Gjithashtu ai i njohu ata edhe me politikat shtetërore për Diasporën dhe punën që po bëhet me qëllim mbështetjen e të gjitha komuniteteve shqiptare në botë.
Grupi i arkitektëve shqiptar nga Diaspora kanë si fokus të punës së tyre tre zona atë të Përmetit, të Zvërnecit në Vlorë dhe fshatin Razëm, në Malsinë e Madhe. Pas përfundimit të punës së tyre vlerësuese ata do të hartojnë një udhëzues zhvillimor për këto zona që i do t’i paraqitet autoriteteve vendore dhe atyre qendrore.
Programi “Diaspora Burim për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qendrave Kulturore më pak të Njohura” është zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën.
Burimi/diaspora.gov.al/
Leave a Reply