Partisë Demokratike nuk i del inati me dështimin e protestës të paralajmëruar për t`u zhvilluar këtë të hënë, ku sipas planit, shoferët e mjeteve duhet të fiknin makinat për tre orë në kryqëzime të ndryshme në rrugët e vendit, si protestë ndaj asaj, që PD, e quan rritje të karburantit. Edi Paloka ka shkruar në rrjetet sociale një reagim në lidhje me dështimin e protestës së thirrur nga Agron Shehaj për këtë të hënë. Paloka u drejtohet atyre qytetarëve me një pyetje retorike, se përse nuk protestuan të hënën.
“Ku janë ata që nuk marrin pjesë në protestat e organizuara nga opozita sepse i konsiderojnë politike dhe deklarojnë se duhet dhe do protestojnë vetëm kur protestat të jenë qytetare dhe jashtë interesave politike të partive? A ishte për interesa qytetare dhe e thirrur nga qytetarët protesta e sotme në orën 12:00? Atëherë pse nuk protestuan, apo sepse qytetarët më të varfër në Evropë ju pëlqen që edhe sot pa rritjen ende të çmimit, e paguajnë karburantin më shtrenjtë se çdo qytetar tjetër evropian?!”, shkruan Paloka.
Në fakt, protesta ishte thirrur nga PD, pra protesta ishte politike dhe këtu Paloka mjafton t`i referohet statusit të shkruar nga kolegu i tij Agron Shehaj të dielën. Interesi mund të jetë qytetar (kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të karburantit), por protesta ishte e organizuar politikisht. Megjithatë, më tej Paloka vijon me pyetjet e tij drejtuar grupimeve dhe organizatave, duke i cilësuar “plehurina” që financohen nga Rama.
Postimi i plotë i Palokës në facebook:
“Ku ishin sot ato shoqata, organizata e grupime që bërtasin në çdo rast “jashtë politika nga protestat qytetare”?!. Në fakt, të gjitha janë ca plehurina që financohen nga Rama pikërisht për të shuajtur protestat qytetare dhe në ato pak raste kur qytetarët kërkojnë të organizohen”, shkruan ndër të tjera Paloka.
Ku jane ata qe nuk marrin pjese ne protestat e organizuara nga opozita sepse i konsiderojne politike dhe deklarojne se duhet dhe do protestojne vetem kur protestat te jene qytetare dhe jashte interesave politike te partive?
A ishte per interesa te qytetareve dhe e thirrur nga qytetaret protesta e sotme ne oren 12.00? Atehere pse nuk protestuan, apo sepse qytetareve me te varfer ne Evrope ju pelqen qe edhe sot pa rritjen ende te cmimit, e paguajne karburantin me shtrenjte se cdo qytetar tjeter evropian?!
Ku ishin sot ato shoqata , organizata e grupime qe bertasin ne cdo rast “jashte politika nga protestat qytetare”?! Ne fakt te gjitha jane ca plehurina qe financohen nga Rama pikerisht per te shuajtur protestat qytetare dhe ne ato pak raste kur qytetaret kerkojne te organizohen . Rama e di shume mire se nje proteste behet e fuqishme dhe e rrezikon ate vetem atehere kur mbeshtetet nga opozita .Per kete arsye ka ngritur e financon disa grupime qelbesirash qe e quajne veten pjese e shoqerise civile e qe kane vetem nje detyre, te futen mes protestave qytetare e t’ju marrin frymen pak nga pak sidomos duke mos lejuar mbeshtetjen e tyre nga opozita nen thirrjen “jashte politika”
Faktet dhe provat per cfare po shkruaj jane me se evidente e te shumta ne vite, por provat e fundit jane ende te fresketa. Protesta e studenteve , qe nisi si nje nga me te fuqishmet u be shpejt viktime e kesaj strategjie te Rames qe e deklaroi me cinizem me gojen e tij se “do e kapte edhe protesten e studenteve”. E ashtu ndodhi; pa mbeshtetje direkte nga opozita ( vetem me mbeshtetje morale nga jashte) studentet u thyhen, u mashtruan, u joshen dhe rane preh e presioneve. Sot praktikisht nga gjithe ajo proteste e fuqishme nuk u fitua asnje e drejte.
E kunderta ka ndodhur me protestat e qytetareve tek Unaza e Re dhe protesta e artisteve , intelektualeve dhe qytetareve per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.
Dita e sotme nderkohe vertetoi dhe nje here se vetem opozita mund te behet mbrojtesja dhe mbeshtetesja e interesave te gjithe qytetareve , te majte apo te djathte qofshin kur eshte qeveria ajo qe ndermerr akte antiqytetare. Prandaj per ata 85% te shqiptareve qe kerkojne largimin e Rames, ka vetem nje menyre per te arritur qellimin, te bashkohen me opoziten deri ne largimin e te keqes pastaj secili le te bej zgjedhjen e tij.
Kush ben thirrje per te mbajtur opoziten jashte protestave qytetare, eshte thjeshte ne sherbim te Rames.

Gezeta Shqip


Leave a Reply