Trendi i falsifikimi të parave të vendin tonë kohëve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se kjo dukuri sjell dëme të mëdha, prandaj sipas tyre, duhet të luftohet me të gjitha mjetet.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2012 dhe pjesës së parë të vitit 2013, janë identifikuar 465 raste të falsifikimit të parave.
Florian Qehaja nga Qendra për Studime të Sigurisë (QSS), tha për Telegrafin se falsifikimi i parave përbën një problematikë në vete, aq më parë që ekspertiza e institucioneve relevante të sigurisë mungon. Problemi i falsifikimit të parave, ai thotë se përbënë një ndër format e krimit të organizuar që duhet të luftuar me çdo kusht.
Qehaja konsideron se ky numër është indikator i qartë që kemi të bëjmë me një krim të organizuar mjaft të përhapur në vend. “Policia e Kosovës duhet t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e inteligjencës që ka për identifikimin e lokacioneve ku bëhet falsifikimi i parave”, thekoi ai.
Eksperti i çështjeve të sigurisë Florian Qehaja thotë se konfiskimi i parave të falsifikuara është vija e fundit e luftimit të kësaj dukurie. “Policia e Kosovës duhet të rris kapacitetet e saj për fokusimin në këtë sferë duke pasur parasysh kompleksitetet e saj”, tha ai për Telegrafin.
Fenomeni i falsifikimit të parave sipas ekspertit Florian Qehaja duhet të “luftohet” nëpërmjet vetëdijesimit të popullatës dhe të tregtarëve, pasi sa më shumë që do të ketë masa parandaluese aq më pak do të mbijetojë kjo formë e krimit të organizuar.
Qehaja ka shtuar se dëmet të cilat mund t’i shkaktojë ky fenomen janë shumë të mëdha për ekonominë e Kosovës./Blendi Devolli
Burimi/zeriishqiptarit.com


Leave a Reply