Nga Erald Fazliu
BE-ja duhet të mendohet dy herë. “Kë mund të thërras, nëse dua të marr Evropën”? tha ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Henry Kissinger. Në vitin 2009, Kissinger dha përgjigjen e tij të vonuar, kur Traktati i Lisbonës krijoi postin e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.Por, dekadat kanë bërë pak, për të konsoliduar 28 shtetet e BE-së rreth një politike koherente dhe të bashkuar për Kosovën. Tani, me nxitjen e saj për të nënshkruar një marrëveshje që mund të përfshijë të gjitha partitë – të paktën, udhëheqësit e tyre politik – nga ana tjetër, BE-ja rrezikon të shkatërrojë demokracinë, që ajo premtoi ta ushqejë në Kosovë. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, kanë qenë prej kohësh në Bruksel si “dealmakers”, (negociatorë), por ata nuk kanë zbatuar më shumë se një duzinë marrëveshjesh, që Bashkimi Evropian ka kërkuar. Tani ata po përpiqen të na mashtrojnë, duke besuar se një shkëmbim i territoreve, ose një “korrigjim i kufijve”, siç është duke u diskutuar në Kosovë, është argjendi mbi tavolinë. BE-ja ndahet midis 23 anëtarëve, që e njohin Kosovën si të pavarur, ndërsa pesë shtete të tjerë, nuk e kanë njohur akoma Kosovën. Organizatat e shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë, i kanë shkruar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke kërkuar një refuzim të qartë të ndarjes së Kosovës, por Mogherini nuk ka thënë asgjë. Në Prishtinë, demokracia do të jetë në rrezik nëse, Thaçi e anashkalon parlamentin dhe shkon përtej kufijve kushtetues të presidencës së tij, për të nënshkruar një marrëveshje të tillë me Serbinë.
Vlerat e BE-së në dyshim
Kur Kosova shpalli pavarësinë, në bazë të një plani të hartuar nga paqeruajtësi veteran finlandez, Marti Ahtisaari, Thaçi dhe të tjerë thanë se, koncesionet ndaj pakicës serbe, në kuptimin e një fuqie efektive të vetos në parlament, ishin një kompromis i domosdoshëm për të siguruar shtetësinë. Megjithëse lëshimet e tilla kanë nxjerrë pengesa të mëdha, në punën e parlamentit të Kosovës, mbështetësit kryesorë evropianë të shtetësisë nuk kanë arritur të bindin pesë shtetet e tyre të BE-së, për të ndryshuar qëndrimin e tyre, duke lënë në dyshim të përhershëm çështjen e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte paaftësia e BE-së, për të vepruar mbi Kosovën. Kjo ka krijuar hapësirë edhe më të madhe, për manovrën politike nga ana e aktorëve lokalë dhe heshtja e unionit, në idenë e ndarjes, tregon se një rishikim i kufijve, mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare. Një rezultat i tillë do të çimentonte vetëm besimin e mbajtur nga disa shtete, por nga ana tjetër, shtetet etnike nuk mund të funksionojnë në Ballkan. Gjithashtu do të vinte në dyshim vlerat thelbësore të BE-së. Do të hapte derën për rivendosjen e kufijve të tjerë dhe do të provonte se BE-ja, nuk posedon një plan afatgjatë për Ballkanin Perëndimor, por thjesht po i përgjigjet rrethanave gjeopolitike. Thaçi, i cili si kryeministër në vitin 2008 lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës në parlament, nuk ka as mbështetjen e duhur të ligjvënësve e as të publikut, për një marrëveshje të tillë. Ai nuk mbështetet nga tre partitë kryesore të opozitës – Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Nisma Social Demokratike. Ata mbajnë pothuajse gjysmën e të gjitha vendeve në parlament. Nisma Social Demokratike, e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe një pjesë e qeverisë, gjithashtu ka kritikuar rolin e Thaçit në dialogun e Brukselit. Prandaj, Thaçi nuk ka dy të tretat e parlamentarëve, votat e nevojshme për të zbatuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo nuk e ka ndaluar atë më parë.
Burimi/zeriishqiptarit.com


Leave a Reply