“NE ISHIM BETUAR TË LUFTONIM DERI NË BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE …“
(Intervistë, më shumë rrëfim i Bajram Ramës, njëri ndër protagonistët e Luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Zahir Pajazitit).
“Zëri i shqiptarit”: – Ju lutem, si fillim na thoni kush është Bajram Rama (një biografi të
shkurtër).
Bajram Rama:- Unë quhem Bajram Rama, i lindur ne Gllamnik, komuna e Podujevës.
Kam emigruar që në vitin 1991 në Gjermani,i detyruar si shumë shqiptarë të tjerë për
shkak të përndjekjes nga regjimi serb. Aktivitetet e mia i fillova nga Gjermania në
mënyrë ilegale. Qëllimi im ishte që fillimisht të tërheq në Gjermani të gjithë familjen
time që më mbeti në Kosovë. Tërheqja nga Kosova në Gjermani ishte emergjente dhe
e domosdoshme, sepse regjimi serb i asaj kohe ishte shumë i egër dhe meqenëse
nuk mundi të më kapte mua do të hakmerrej ndaj familjes sime. Vëllanë me familje i
tërhoqa të parët, pastaj babanë, nënën dhe motrën, pra të gjithë pjesëtarët e
familjes,dhe kjo bëri që veprimtaria ime të ishte shumë më e lehtë, sepse e gjithë
familja ime tashmë ishte e siguruar në Gjermani.
“Zëri i shqiptarit”: – Kur u takuat me celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe
cilët ishin emrat e njohur të asaj kohe që ju frymëzuan të përfshiheni në luftë kundër
armikut shekullor?
Bajram Rama : – Zahir Pajaziti organizoi aksionet e armatosura në ZOLL. Ai jo vetëm që
i organizoi aksionet eë armatosura, por edhe vetë mori pjesë në to.
NGA VITI 1992-1997 KISHTE ORGANIZUAR SHUMË AKSIONE DHE VETËM NJË
HERË AKSIONI NUK ISHTE KRYER SIPAS PLANIT. Kjo ndodhi sepse fisheku
dështoi, nuk ndezi dhe Sredoje Radoviqit – “Cipiripit” iu zgjat jeta edhe për dy vjet. Kjo
kishte ndodhur në shtator të vitit 1994. Të gjithë objektivat e tjerë ishin kryer me sukses.
“Cipiripi” ishte një ndër policët më mizorë e më kriminalë, i cili bëri tortura të shumta në
rajonin e Llapit dhe të Gallapit. Njëra ndër familjet që ishin torturuar ishte edhe fmilja e
Qerim Pajazitit, babait të Zahirit. Ata ishin rrahur barbarisht në Gallap, Qerimi dhe
Agimi, vëllai i vogël i Zahirit, pastaj te varrezat e fshatit Albanik Qerimi dhe Bajrami,
vëllai i madh i Zahirit, Policia së bashku me “Cipiripin” i kishin lënë aty si të vdekur. Në
Shtabin Qëndror të UÇK-së kishin bërë planin që më 27 shtator 1996 të kryejnë dy
atentate,njëri në Besianë dhe tjetri në Runik të Drenicës.
· Një bashkëluftëtar i Zahirit i cili jetonte në Gjermani,Bajram Rama nga Gllamniku,kishte
ardhur në Kosovë,ishte takuar me Zahirin dhe kishin shkuar në Ballaban në shtëpinë e
Hasan Zenelit ,shokut dhe bashkëluftëtarit te pandashëm të Zahirit, ku ishin marrë
shumë vendime. Aty u mor edhe vendimi që duhet të vriteji Milosh Nikoliçi.
Ishte 10 tetor 1996 kur u mor vendimi nga
Zahir Pajaziti, Hasan Zeneli,Bajram Rama dhe Ilir Kunushefci.
Aty e ndoqën për 7 ditë këta 4 persona, por nuk iu dha mundësia ta vrisnin këtë
kriminel serb pasi Bajram Ramës i duhej që të shkonte në Gjermani për disa mjete
financiare .Të ndodhur në këto kushte Zahir Pajaziti dhe Hasan Zeneli deklaruan
vendimin e tyre:- Këtë punë na e lër neve,sepse ne do ta kryejmë në emër të Zotit.
“Cipiripin” e ndoqën gjithë ditën Zahiri me Hasan Zenelin e një moment u përballën
para Komunës ku ai ishte duke shëtitur me gruan dhe djalin e tij. Hasan Zeneli sapo e
pa përballë,iu nxeh gjaku e donte te shtinte në “Çipiripin”,por Zahiri e ndaloi e i tha:-
Hasan mos ! Ështe me grua e fëmijë e ne shqiptarët nuk e kemi zakon të vrasim dikë
në prezencën e gruas. – Lëre se e gjejmë më vonë,vazhdoi Zahiri.
Pasdite, rreth orës 17.00 Zahiri me Hasanin thirrën disa anëtarë të njësisë “Rrufeja” që
erdhën nga Prishtina dhe kështu të kombinuar u bënë 18 veta të cilët i zunë pritën
nëpër çdo cep “Cipiripit”që atë natë me makinën e policisë shkoi te punkti para hotelit
“Besiana” dhe u zhduk.Pas një pritjeje rreth 2 orësh ne u shpërndamë nëpër shtëpia
sipas urdhrit që na dha Zahiri pasi kishte kërkuar që atentatin në “Cipiripin” ta kryente
vetë. Në mbrëmje erdhi kushëriri i tij Fadil Pajaziti i cili informoi se “Cipiripi” ishte në një
kafene afër shtëpisë së Shëndetit në Besianë. Zahiri përgatiti automatikun,revolen e futi
në brez e u nis për tek “Cipiripi” mbi të cilin shtiu me një karikator, të cilin e zbrazi në
trupin e tij ku mbetën 14 fishekë. Qytetarët e Llapit u liruan nga ky kriminel. Ky atentat
pati jehonë të madhe në tërë territorin e Kosovës. Atentati tjetër i Zahirit, bashkë me Ilir
Konushevcin është kryer më 27 tetor 1996 kundër Milosh Nikoliqit nga fshati Surkish,
Inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë,. Atentati u krye afër shtëpisë
së tij në Surkish, ku mbetën të vrarë Millosh Nikoliqi, i njohur si i ” biri i Dragiqit” dhe
Dragan Rakiq nga fshati Katunishtë. Bshkë me Zahirin ishte edhe Ilir Konushevci. Në
veturë për në Surkish kanë qenë edhe Selim e Naim Haziri dhe Naim Hyseni. Atë kohë
në mesin e ilegales, por duke shpërthyer ngadalë edhe te popullata thuheshin këto fjalë:
“Nikoliq, more shkà
Edhe në hypsh në shtatë kala ,
dora e Zahirit ka me të vra”.
DARDHA BESNIKE, QE RUAN KUJTIMET E FSHEHURA 24 VJET MË PARË
NË KËTË ZGAVËR TË MADHE ,NË BRËNDËSINË E SAJ
FSHIHEN SHUMË KUJTIME .
NËN HIJEN E ASAJ DARDHEULESHIN SHUMË TRIMA, SI :
ZAHIR PAJAZITI
ILIR KUNUSHEFCI
JANUZ ZENELI
HASAN ZENELI
· BAJRAM RAMA
DAIM HISENI , TANI KRYETAR AKTUAL
I VETERANËVE TE ILIRIDËS,
E SHUMË E SHUMË TË TJERË.
KJO DARDHË KISHTE VLERAT E SAJ, SEPSE PAS KRYERJES SË ÇDO AKSIONI
SË PARI VIZITONIM DARDHËN PËR TË FSHEHUR ARMATIMIN , PASTAJ
SHKONIM NË BALLABAN,NË SHTËPINË BUJARE TË HASAN ZENELIT.
BALLABANI KISHTE TRIMA,KA DHE HERONJ SIÇ ËSHTË JANUZ ZENELI, MBARË
FAMILJA ZENELI SAKRIFIKOI SHUMË PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE , PËR TË
FOLUR PËR BALLABANIN DHE DARDHËN DO TË DUHESHIN ORË TË TËRA,
SEPSE GJITHÇKA U NIS PIKËRISHT NGA KËTU.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!
RESPEKT MBARË FAMILJES ZENELI !
NATA E FUNDIT NË BALLABAN…
ISHTE 29, JANARI, DITË E MËRKURË, 1997, KURU TAKOVA ME BEKIM BERISHËN (“ABEJËN “) ATË KOHË BEKIMI JETONTE NË HOLANDË.U TAKUAM NË BIELIFELD, MË 26 JANAR 1997 DHE MORËM RRUGËN PËR SHQIPËRI.KISHIM NJË TAKIM ME RËNDËSI ME ZAHIR PAJAZITIN ,HASAN ZENELIN DHE DISA BASHKËLUFTËTARË TË TJERË.SHKUAM NË SHQIPËRI PASTAJ NGA SHQIPËRIA KALUAM KUFIRIN DHE HYMË NË KOSOVË.NGA ATY MORËM RRUGËN PËR NË BALLABAN KU HASAN ZENELI ME DISA SHOKË KISHTE DALË TË NA PRISTE NË PRISHTINË ME NJË MAKINË “ASKONË” PER TË NA SIGURUAR TERRENIN DHE ÇDO KOHË NA KISHTE NËN VËZHGIM PASI AI ISHTE I ARMATOSUR DERI NË DHËMBË QË TE MOS HASNIM NË PUNKTET POLICORE E MADJE BËNTE SHAKA:- “TE GJALLË NUK DO T’JU MARRË SHKAU, SEPSE JENI MYSAFIRËT E MI E PO TË JETË NEVOJA DO TË BEJMË LUFTË ME TA” – PO,I THOTË HASANI DUKE BUZËQESHUR.SHKUAM ATË MBRËMJE NË BALLABAN NE SHTËPINË E HASAN ZENELIT(SHTËPI BUJARE) DHE TANI MË KUJTOHET ME DETAJE DARKA PASI UNË ISHA SHUMË I URITUR, SEPSE VETËM NË SHQIPËRI KISHIM NGRËNË E NËKOSOVË NUK DONIM TË NDALONIM ASKUND PËR SHKAK SIGURIE. PËR DARKË KISHTE LAKROR, SPECA TURSHI DHE NA PËLQEU SHUMË. PAS DARKËS BISEDUAM PËR SHUMË GJËRA. ISHTE NJË TAKIM QË TË BISEDONIM RRETH FURNIZIMIT ME ARMATIM PASI UNË KISHA KONTAKTET E MIA,POR EDHE BEKIM BERISHA –“ABEJA “KISHTE KONTAKTE PASI ISHTE PJESËMARRËS I LUFTËS SË BOSNJËS DHE ASAJ TË KROACISË. NË KËTË TAKIM, NË SHTËPINË BUJARE NË BALLABAN,.PJESËMARRËS ISHIN :
• ZAHIR PAJAZITI
· • EDMOND HOXHA
• HAKIF ZEJNULLAHU
• ISUF FERIZI
• MUHARREM KRASNIQI
• BEHXHET BRAJSHORI
• HASAN ZENELI
• JANUZ ZENELI
• BEKIM BERISHA – “ABEJA”
• BAJRAM RAMA.
DERI NË KËTË DATË TË KËSAJ MBRËMJEJE KISHIM KURSYER NJERËZIT. ATË
NATË U MOR VENDIMI QË TË FILLONIM AKSIONET VDEKJEPRURËSE TË
KODUARA:-“GJILPËRA E ZEZË”.ATË NATË BISEDUAM DHE MORËM NJË VENDIM:-
ISUF FERIZI TË TAKOJË LUM HAXHIUN PËR TË KOMUNIKUAR DHE PËR TË
SHKUAR NËPËRMJET LIDHJEVE NË SELANIK PËR TË BLERË
RAKETËHEDHËSIN E TIPIT “STYNGER,, (KUNDËRAJROR) PËR T’I SULMUAR
HELIKOPTERËT E POLICISË.
ATY NDEJTËM DHE BISEDUAM SHUMË, POR EDHE MORËM SHUMË VENDIME
ME RËNDËSI. KJO ISHTE NATA E FUNDIT NË SHTËPINË BUJARE TË
BALLABANIT, FSHAT I CILI KA HERONJ DHE LUFTËTARË .
RESPEKT FAMILJES ZENELI !
LAVDI GJITHË DËSHMORËVE TË RËNË PËR LIRI !
“Zëri i shqiptarit”:- Fama e Komandantit legjendar të UÇK së Adem Jashari ishte kudo
prezente, jo vetëm në Kosovë! E keni takuar ndonjëherë Hashim Thaçin, drejtor i
Drejtorisë Politike të UÇK-së ? Kur e keni njohur për herë të parë?
Bajram Rama:- Me Komandantin Legjendar pata fatin të takohesha në vitet 93-94 në
Shqipëri ku bënim përgatitjet, stërvitjet ushtarake me shumë bashkëluftëtarë të tjerë.
Kemi pasur disa takime të tjera me Hashim Thaçin ne Zvicër në vitet 95,96,97,takime
dhe tubime rreth organizimit .
“Zëri i shqiptarit”:- Cili ishte roli i Zahir Pajazitit, dhe çfarë mendoni për epilogun e
vrasjes së tij, që shpesh flitet në mënyra të ndryshme duke krijuar edhe enigma rreth
vrasjes së tij?
Bajram Rama:- Rolin e Zahirit tani e dimë të gjithë sikurse e thashë më lart,ndërsa sa i
përket vrasjes së tij do të vijë koha që do të zbulohen të gjitha se si ra në pritë, sepse
ka shokë tanë të gueriles ,bashkëluftëtarë të Zahirit që dinë më shumë rreth kësaj
çështjeje.
“Zëri i shqiptarit”:-Cili ishte roli juaj në zonën Operative të Llapit dhe në atë të
përgjithshmen të UÇK -së ?
Bajram Rama:- Roli im ishte i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm për Rekrutimin e
ushtarëve të rinj nga e tërë diaspora , grumbullimin e mjeteve financiare,
furnizime,armatim, si dhe pjesëmarrës pothuajse në të gjitha zonat të cilat kishin
nevojë e që m’i kërkonin.
“Zëri i shqiptarit”:-Jeni veteran i UÇK-së e pyetja do të ishte :- Kur keni marrë pjesë në
luftë frontale me armikun, jeni plagosur?
Bajram Rama:- Po,unë jam veteran,në shumë raste kam marrë pjesë në luftë frontale
në zona të ndryshme dhe duke kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë hasëm në mina me
shumë ushtarë të tjerë.
“Zëri i shqiptarit”: – Mendoni se është çliruar Kosova për atë për çfarë është luftuar?
Bajram Rama:- Po Kosova u çlirua duke falënderuar Amerikën dhe aleatët e tjerë që na
përkrahën,por ne kemi dhënë betimin që do të luftojmë për bashkimin e trojeve
shqiptare.
« Zëri i shqiptarit: -Jeni gëzuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës me emrin FSK?
Bajram Rama:- Po, natyrisht që jemi gëzuar, sepse ushtria është dashur shumë më
herët të formohej ,por sidoqoftë tani e kemi ushtrinë e formuar duke falënderuar
përsëri Amerikën për mbështetjen.
Zëri i shqiptarit: -Si jetoni ju para,gjatë dhe pas luftës, këtu në Gjermani ? Keni familje
dhe jeni i bindur se nuk keni keqpërdorur asgjë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës? Së
fundmi,çfarë do të na thoshi për “veteranët e rremë” ? Ekzistojnë apo është bërë një
propagandë e madhe?!
Bajram Rama:- Para luftës unë kam jetuar shumë mirë, sepse kisha mbi 6 Agjenci
turistike “EUROLINDA” në qytete të ndryshme të Gjermanisë, të cilat për shkak të
pjesëmarrjes sime në luftë nuk munda t’i menaxhoj, prandaj u gjenda afër falimentimit
dhe humba shumë para që kisha investuar. Unë në asnjë mënyrë nuk i kam
keqpërdorur paratë e UÇK-së dhe kur isha futur në luftë i kisha të gjitha, kurse pas
përfundimit të luftës i humba të gjitha,preka fundin.
· Për sa u përket pseudoveteranëve le të themi se ia kemi lënë drejtësisë në dorë dhe
ajo le të zbardhë rastin se kush është veteran i vërtetë e kush jo.
Zëri i Shqiptarit: -Për ta mbyllur, duke ju uruar : Gëzuar Vitin e Ri 2019!, cila do të ishte
porosia juaj për shqiptarët dhe për mërgatën shqiptare?!
Rrëfen Bajram Rama:
Bajram Rama:- Porosia ime do ishte që të jemi të lidhur me njëri-tjetrin, sepse vetëm të
bashkuar do të bëjmë bashkimin kombëtar, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare
kudo që janë shqiptarët . Siç thamë edhe më lart,shtabi i parë operativ i gueriles ,ishte
Shtëpia e Hasan Zenelit. Në atë shtëpi, ishim të gjithë shokët. Aty u mor vendimi edhe
për vrasjen e gjakpirësit nga qyteti i Shtimes,kryemilici Milenko Bucic. Diku rreth
mesnatës së datës 13 gusht të vitit 1996 , në këtë shtëpi u mor vendimi për ekzekutimin
e tij. Pasi që Zahiri dhe unë duhej të shkonim edhe në një vend në fshatin Ballovc të
Podujevës, për ta organizuar grupin”2″ që sapo ishte formuar ,Hasan Zeneli mbeti në
shtab në Ballaban me të gjithë anëtarët e njësisë “Rrufeja 96” dhe mbeti që më datën
14 , të takohemi te shtëpia e Gani Zenelit, në Lagjen e Spitalit, në orën 22.00 të
mbrëmjes. Po në këtë datë, shkuam unë, Bajram Rama dhe Zahiri te shtëpia e Gani
Zenelit, por Hasan Zeneli nuk ndodhej aty. Na kishte lënë fjalën që të shkonim në
shtëpinë e Hamit Manit. Kur shkuam aty, Hasan Zeneli ,luante shah me Hamitin. Zahiri
shkoi në banesën e vet dhe ne mbetëm aty , atë natë derisa të nesërmen erdhën edhe
anëtarët e tjerë të njësisë speciale “Rrufeja96”. E ata ishin: Heroi i Kombit,Januz
Zeneli,Heroi Isuf Ferizi,Agim Makolli dhe një i panjohur për mua atë ditë. Më vonë nga
gjeneral Hasan Zeneli, kam kuptuar se ai kishte qenë Sabit Lahu nga Rimanishta e
Prishtinës, tani i zhdukur nga UDB-ja serbe në vitin 1996. Filluam rrugëtimin drejt
Shtimes me automjetin BMW, 318 i cili ishte pronë e Hasan Zenelit, pasi që automjeti
Lada “Niva” ishte në udhëtim zyrtar dhe mbetej për t’u shërbyer djemve të njësitit “2” të
Llapit. Shkuam në afërsi të Shtimes, saktësisht në rrugën tranzitore dhe me shpejtësi
zbritem nga automjeti BMW dhe u fshehëm në arën me kollomoç,ndërsa komandanti
Hasan Zeneli shkoi me heroin Januz Zeneli për ta zbritur në Shtime, aty afër stacionit të
milicisë. Januzi ishte i kamufluar , si duhanshitës dhe shumë i parruar dhe i palarë
mirëpo, radiolidhjen e kishte me vete. Gjenerali ishte i detyruar që automjetin BMW ta
çonte prapë deri në Prishtinë dhe të kthehej menjëherë te ne në arën me Kollomoç.Pas
më shumë se 2 orësh, Gjenerali erdhi me autobusin Prishtinë -Prizren.Pas pak
minutash, Januz Zeneli me radiolidhje na tha: Meta u nis. Gjenerali iu përgjigj me ok. Pa
mbaruar fjalët, automjeti Zastava 101,erdhi mu aty në kthesën ku afër saj ishte një trafo.
Kemi hapur zjarr dhe aty në vend ka mbetur automjeti me tre milic.Jjemi tërhequr
këmbë nëpër arat me kollomoç, deri në afërsi të Lypjanit kur na mbuloi terri i natës dhe
shpëtuam pa asnjë dëm. Erdhëm në këmbë deri në Ulpianë ku gjenerali e kishte lënë
automjetin. Para nesh kishte mbërritur tani heroi Januz Zeneli me autobusin e parë që e
kishte gjetur, radiolidhjen e kishte humbur për shkaqe sigurie. E kishte hedhur në një
kontejner mbeturinash të një shtëpie. Të nesërmen unë, Bajram Rama, kam shkuar me
Heroin dhe e kemi marrë atë radiolidhje, e cila sot e asaj dite ekziston. Kam qenë i
besatuar që të vij edhe në dhjetor. Zahiri më kishte çuar fjalë nëpërmjet vëllezërve
Zeneli që të rri un aty në mërgatë. Ndjehem keq që nuk munda t’u bashkohem Hasan
Zenelit, Ilir Konushevcit ,Januz Zenelit dhe njësitit “Rrufeja” në këtë aksion spektakolar
“Zëri i shqiptarit”: Ju faleminderit, dhe cili komandant ishit ju sipas PSEUDONIMIT?
Bajram Rama:- Unë asnjëherë nuk kisha pseudonim,isha me emrin tim të vërtetë.
Intervistuan dhe përgatitën për shtyp: Muhamet Çetta , Nexhmie Nelku dhe Avdi Gashi
Burimi/zeriishqiptarit.com


Leave a Reply