Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, përmes një postimi në rrjetin social twitter, përgëzoi Kosovën për vendimin që të hartojë listën e personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’u nënshtrohen masave kufizuese në territorin e vendit.
Zoti Bolton shkroi se “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përcaktimin e Kosovës që ta cilësojë Hezbollahun si një organizatë terroriste. Ky zgjatim terrorist iranian vazhdon të kërcënojë qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën. Bota po njeh mbështetjen terroriste të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hezbollahun”, shkroi zoti Bolton.
John Bolton
✔
@AmbJohnBolton
The U.S. commends Kosovo’s designation of Hizballah as a terrorist organization. This Iranian terror proxy continues to threaten stability in the Middle East and throughout the world. The world is recognizing Iran’s terror sponsorship and naming its chief beneficiary: Hizballah.
2,052
3:56 AM – Jul 2, 2019
Twitter Ads info and privacy
917 people are talking about this
Javën e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti kërkoi nga institucionet e sigurisë që të hartojnë një listë dhe masat kufizuese ndaj personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.
Dekreti i presidentit që hyn në fuqi menjëherë, kërkon nga institucionet vendase të sigurisë që deri te hartimi i listës, Kosova të zbatojë listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, që është rifreskuar në janar të këtij viti.
Në listën e Bashkimit Evropian për zbatimin e masave specifike për luftimin e terrorizmit gjenden 21 grupe apo etnitete dhe 15 persona.
Dekreti u mbështet nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili shkroi dy ditë më parë po ashtu se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës.
“Hezbollahu me mbështetjen e Iranit vazhdon të organizojë sulme në Evropë. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist që të financojë operacionet e përgjakshme”, shkroi sekretari Pompeo.
Secretary Pompeo
✔
@SecPompeo
The U.S. welcomes Kosovo’s designation of Hizballah as a terrorist organization. With Iran’s support, Hizballah continues to plot attacks in Europe and around the world. We call on others to join Kosovo and stop this terrorist group from financing its bloody operations.
8,504
4:40 AM – Jun 30, 2019
Twitter Ads info and privacy
3,349 people are talking about this
Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply