Shkup,shkurt – Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë prej me datë 25.01.2013 deri më datë 02.02.2013 realizoi me sukses projektin ‘ Rreze drite’.
Projekti në fjalë përbëhet prej karrocave dhe disa mjeteve shtese për personat me aftësi të kufizuara fizike. Këto karroca dhe mjete shtesë janë të siguruara nga një fabrikë e prodhimit të njëjtave në Gjermani, me të cilën fabrikë Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Gjermani ka bashkëpunim të ngushtë.
Të njëjtat janë të destinuara për Komunën e Kumanovës dhe Komunës së Likovës.Por, për shkak të jehonës së madhe të aktivitetit në fjalë dhe kërkesave të shumta në terren për karroca, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë ndërmori edhe një aksion të veçantë jashtë Komunës së Kumanovës.
Ajo lidhi bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, ku iu dhanë si donacion dhjetë karroca për invalid, që Komuna e Hanit të Elezit më pastaj në mënyrë vullnetare të bëj shpërndarjen e tyre për personat që kanë më së shumti nevojë.Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Komunës së Likovës bëri edhe shpërndarjen e katër karrocave në Komunën e Likovës.
Për aktivitetin në fjalë u kujdes Kryqi i Kuq, ndërsa Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë e furnizoi me karroca të njëjtin.Si vazhdimësi e aktivitetit ishte edhe shpërndarja e pesë karrocave në bashkëpunim me Agjencionin Turistik Mimoza në Kumanovë, ndërsa tre karroca u shpërndan në Komunën e Haracinës.
http://zhurnal.mk/content/?id=13242253166
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply