
Nga Vitore Stefa Leka
Emocionet filluan te me mbysnin dhe sa here qe e kujtoj apo dua te shkruaj per te dhe per kitarren qe ri varruar ne nje kend ne dhomen time me dedikimin dhe emrin e tij , sikur me bllokohet dicka ne fyt dhe s’me bejne as duart dhe as truri s’punon per te shkruar.. ashtu si me ndodh shpeshe kur dua te shkruaj per nje tjeter hero te heshtur ylle te pa shuar Xhafer Shalen apo Harunin.. Cudi.. i njejti emocion i njejti bllokim! Bllokim prej dhimbjes..
Ashtu nga large me vine zerat e tyre .. zeri melodioz i Ruzhdes me ata syte e emebl dhe te qeshur, me pafajsine e moshes , qe here here i nderronin dhe merrnin pamjen e nje burri te ashper, serioz dhe te vendosur per ato qe thoshte
Zeri melodioz i Madit dhe lavdijes me vinte nga large.. Shume larg Levizjen e duareve te Lavdijes e ngateroja me levizjen e duareve te tij dhe zeri i larget me vinte i gjalle aty te veshet e mi Zevendesonte ato zera qe po kendonin ..
luftetar do shkoj moj nane
te luftoj me shoke
of aman aman
Liria s’fitohet nane
pa mos derdhur gjake
of aman aman
kendone duke me perqafuar se shihte qe une merzitesha kur kendonte keto kenge..
Ruzhda 25 vjecr qe la emigracionin ku kishte ardhur qe femije 16 vjec ju pergjgj zerit te Atdheut! Kosva kisht nevoje per nje pushke me shume per dy tre kater.. dhe kesaj thirje ashtu si Ruzhda ju pergjegjen shume e shume nga t egjitha trevat shqiptareDisa prej tyre ishin Indrit Cara nga kavaja Astrit hekuran Sula nga Berati dhe shume bije e bija te tjera nga te gjitha trevat po une permenda keta dy yje te pa shuar, qe e lane me gjakun e tyre te ri lirine e Kosoves
!”E ka te larte koston liria oj loke ” me thoshte shpesh me vone nje yll tjeter i pa shuar Xhafer Shala ..
Ate dite qe u nisen djemte Ruzhda rrinte i menduar Me perqafonte dhe thoshte “Ku me te marr une ty tani?me ken do boj hajgare si me ty? E mos i mbush syte me lot.. Se shpejti do takohemi ne Kosoven e lire dhe ate dite ti do vih atje per te festu fitoren bashke me te gjithe ne dhe bashke kena me u kthye per ketej.. Une do rri disa dite ne shtepine tende ketu para se me u kthye e kur te bahem “famoz” ty do te theres ne cdo koncertin tim U BA!Keto i thoshte duke me perqafuardhe menjehere u kthye dhe me tha Kete Kitarre po ta le ty E kisha mar me ja lane nane4s , atyre ne shtepi ta ken kujtim nga ditet e hidhura te largimit tem nga gjini familjes po si po shkojne punet ndoshta dhe ata s’jan ne shtepi e ndoshta dhe une s’do kem mundesi me i takuMa mire po e le ketu qe diten qe do kthehem ” U ul te divani dhe ne te shkroi Kujtim nanes Vitore Stefa Leka dhe me shkronja te medha shkroi mbi te U. C. K,!
I percolla posht deri sa iken U Larguan te gjithe si nje rreze drite neper rete e ngarkuara me shi , ata me dukeshin si rreze e shpreses neper gjurmet e dhimbjes..Ruzhdiu ky djal trim Kosove !Ky Petrit sy shkruar iku per mos tu kthyer me..Nuk arriti te takoj as njerzit e tij.. Eci neper plumba e shkeli tankun me kembe
dhe bashke me deshmoret e tjere si dhe me Xhafer Shalen Harunin , Skerdin etje u shendruan ne ylber pèr te leshuar perhere mbi token Arberore drite e shkelqim shume ngjyresh Ai ishte i gjithi i dashuruar me jeten, muziken te bukuren! por dashuria per Atdheun e lire ishte permbi te gjitha.. Ajo dashuri e shendroi ne ushtar te perjetshme Bashke me te eci dhe vazhdon te eci lavdija !
Nder dhe lavdi Ushtareve trima te UCK-se qe dhane jeten e tyre te njome me deshira dhe enderra te prera ne mes per Lirine e vendit.
Me mua tashme ka mbetur kitarra e Ruzhdiut dhe kujtimi i tij si dhe kujtimi i atyre djemve yje te pa shuar qe sjan e me, po qe i kam njohur shume nga afer e nuk me shqiten nga mendja e nga zemra !Nuk kam lene asnje te luaj me ate kitarre Lavdija e morri ne nje moment qe s’isha ne shtepi e smund ta ndaloja Tingujt qe dolen prej dores Lavdijes permes asaj kitarre qe per mua eshte nje nga dhuratat me te cmuara qe kam, me sollen te gjalle Ruzhden dhe qindra djem e vajza qe dhane jeten per lirine e Atdheut Kujtimi dhe emri i te cileve do mbetet i gjalle perhere ne zemrat tona tek ne bashkekombesit e yre dhe te te gjithe brezat qe do vine..
http://vitorestefa.blogspot.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply