Dashi
Periudha – 21/3 – 20/4
Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e favorshme në shumë aspekte të jetës suaj.
Demi
Periudha – 21/4 – 20/5
E keni paksa të vështirë të çliroheni, nga makthet që ju shkakton prezenca e dikujt, por me ndihmën e Afërditës do t’ia dilni mbanë.
Binjakët
Periudha – 21/5 – 21/6
Marsi sjell tension ndërkohë që Hëna negative ana tjetër stimulon mosmarrëveshjet me të tjerët, që mund të kthehen në konflikte.
Gaforrja
Periudha – 22/6 – 22/7
Edhe pse kënaqësitë që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë nuk janë aq të mëdha, nuk duhet të pezmatoheni, pasi do t’i keni në të ardhmen.
Luani
Periudha – 27/7 – 23/8
Pozicioni i yjeve të mirë, si Marsi, Afërdita dhe Hëna bëjnë që dita të jetë mjaft pozitive si në drejtim të punës ashtu edhe në planin afektiv.
Virgjëresha
Periudha – 24/8 – 22/9
Sot do të jetë një ditë e vështirë, pasi yjet i keni “kundërshtarë”, si Marsi, Saturni dhe Jupiteri, ndërkohë që Merkuri nuk i përballon dot i vetëm.
Peshorja
Periudha – 23/9 – 22/10
Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo për të mbaruar një punë të lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet e pafavorshme.
Akrepi
Periudha – 23/10 – 22/11
Situata e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni disi konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës, pasi më vonë Afërdita ju “ftillon”.
Shigjetari
Periudha – 23/11 – 21/12
Marsi i “trazuar” sjell veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë plot stres e lodhje, që sjell pështjellim edhe në raportet ndërpersonale.
Bricjapi
Periudha – 22/12 – 20/1
Afërdita pozitive jo vetëm ka fashitur tensione të ditëve të kaluara, por ju ka sjellë dhe energji të reja për të përballuar ritmet stresuese të punës.
Ujori
Periudha – 21/1 – 20/2
Po kaloni një periudhë të qetë, por kujdes, sepse “Hëna” mezi pret për t’ju “ngatërruar”. Afërdita dhe Marsi favorizojnë lidhjet e reja.
Peshqit
Periudha – 21/2 – 20/3
Ndryshimi i orbitës së Venerës, që sapo ka filluar do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim në raportet me partnerin.
Per”Alba – Dansk” Luigj Shkodrani
Leave a Reply