Kryesia e shoqates”Alba – Dansk” ,urojme ne ralle te pare te gjithe antaret e shoqates,dashamiret dhe gjithe miqte e saj dhe mbare komunitetin shqiptar te besimit islam qe jetojne e punojne ne Danimarke,duke ju uruar nje fillim te mbare te ketij muaji te Mallrueshem te Ramazanit dhe te kene nje argjerim sa me te lehte.
Po ashtu dhe nje urim shkon per te gjithe diasporen shqiptare,kudo ku punon e jeton ajo,ne cdo cep te globit,por njekohsisht dhe ne trojet tona etnike.
Muaji i Ramazanit eshte nje obligim per te gjithe besimtaret para Zotit tone te Madherueshem. Ndaj ne keto dite duhet te sundoje paqe kudo ne mes shokesh e miqesh,duke i shtrire doren e pajtimit dhe te faljes.Eshte kohe e faljes,ku babai fale djalin,apo djali babain,burri gruan,a gruaja burrin,miku mikun e shoku,shokun.
Ne keto dite te falemi edhe per gjithe ata qe kane rene ,qofte ne lufte ,apo te afermit tone,qe nderruan jete.
Te falemi per te gjithe ata muslimane ne te gjithe boten,qe po vdesin jo nga Allahu,por nga dora barbara e mizore e njeriut.
Te falemi qe ne kete bote ,qe po jetojme te sundoje paqja e dashuria ne mes njerzve,respekti dhe mirenjohja ne mesin tone.
Te falemi qe te mos kete me lufte ne kete bote,te trazuar e te lodhur nga deshprimi.
Te falemi per ato qindra jetime qe i kane shtrire duart nga Allahu ,per
ndihme,qe dhe ata te gezojne se bashku me ne.Ndaj eshte dhe nje detyre e jona ,qe tu gjindemi prane ne keto dite te medha.
Te dashur besimtare,urojme paqe dashuri,respekt ,mirenjohje ne vatrat tuaja te ngrohta familjare.
Qofte ky muaj i bekur per te gjithe ju.
Me respekt
Kryesia e shoqates “ALBA – DANSK”
Danimark


Leave a Reply