Këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka postuar një foto të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, duke e quajtur atë një narkotrafikant të lirë.
Në postimin e shpërndarë në Facebook, Berisha shkruante: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’.
Kaq ka mjaftuar, që Rezarta Shkurta e revoltuar të postoj këtë foto në ‘Instastory’ me një kundërpërgjigje të ashpër:
“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’, shkruan ajo.
Gazeta shqip


Leave a Reply