Ditën e sotme, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Lajmi i bërë nga mediat vendase ndërkohë ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së aktores. Ministria e Brendshme, në një deklaratë për mediat shprehet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.
Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit. Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply