![]()
Mëngjeseve disa lugë nga reçelërat e bërë vetë mbi bukë , pse jo edhe në një recetë të thjeshtë, dhe mund të nisni ditën me ëmbëlsi e të shijoni frutat edhe në stinën e dimrit.
Reçel pjeshke me livando
Përbërësit:
1,2 kg pjeshkë,
3 degë të vogla livando,
2 lugë gjelle
lëng limoni,
500 gr sheqer
Pjeshkët i pastrojmë nga farat dhe lëkurat dhe i grijmë imët.
Lulet e livandos i shkëpusim nga kërcelli, i grijmë dhe i bashkojmë me pjeshkët, sheqerin dhe lëngun e limonit në një tenxhere.
I përziejmë të gjitha dhe i lemë të ziejnë për 3 minuta pasi marrin valë. E hedhim reçelin e përgatitur nëpër kavanoza, i mbyllim mirë dhe i lemë përmbys për 10 minuta.
Reçel kumbullash me fik
Përbërësit:
1,1 kg kumbulla,
50 gr
fiq të thatë,
500 gr sheqer,
kanellë.
Pastrojmë kumbullat dhe i bashkojmë në një tenxhere me fiqtë e grirë hollë, sheqerin dhe kanellën. I ziejmë duke i përzier vazhdimisht në zjarr të ngadaltë. Pasi të marrin valë, e lemë rreth 3 minuta. Ashtu të nxehtë e shpërndajmë nëpër kavanoza dhe i mbyllim me kapak e i lemë
përmbys për 10 minuta.
Reçel manaferrash
Përbërësit:1 kg manaferra,
500gr sheqer,
1 lugë gjelle lëng limoni.
Manaferrat i bashkojmë me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe i ziejmë në zjarr mesatar duke i përzier vazhdimisht. I lemë të ziejnë edhe 2-3 minuta pasi të marrin valë. Reçelin e shpërndajmë nëpër
kavanoza të nxehtë dhe pasi i mbyllim mirë i kthejmë përmbys e i lemë për 10 minuta në atë pozicion.
Truke për konservat perfekte:
1.Enët dhe çdo send që përdorim gjatë punës duhet të jenë vërtet të pastra. Para se të mbushen kavanozat, duhet të futen në ujë të vluar, pastaj lihen të kullojnë në një pecetë të pastër.
2. Gjatë mbushjes së kavanozave vini nën ta një peshqir të lagur e të shtrydhur mirë. Kështu ata nuk plasin nga nxehtësia.
3. Kapakët e kavanozave duhet të pastrohen me kujdes dhe të mos kenë vrima dhe shtrembërime.
4. Pas mbushjes lërini kavanozat për 10 minuta përmbys. Kjo shkatërron
bakteret që mund të gjenden në hapësirën midis masës dhe kapakut.
Marrë nga revista Living
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply