
Nga ROZI THEOHARI, Boston
Miss Mourin Edison, pedagogia ime e North Shore Community College,më kishte lajmëruar se dëshironte të më takonte në kishë të dielën e30 dhjetorit 2012. Pas shërbesës kishtare e prita mes grumbullit tëbesimtarëve dhe ajo u afrua me një paketë të mbështjellë në dorë.“Është një dhuratë për ty…për festat e fundvitit,” – më tha. Kur eçmbështolla letrën, doli libri i Kadaresë “The Successor”, i lidhur menjë fjongo të bardhë të mëndafshtë.Miss Edison, pedagoge e letërsisë ndërkombëtare, një nga lexuesetdhe kritiket e veprës së Kadaresë, më tha: “ Ju shqiptarët duhet tëjeni krenarë me Kadarenë, këtë figurë të madhe të letërsisë. Emri dhelibrat e tij, që janë vetëdija e kombit (the nation’ conscience), jushoqërojnë ju shqiptarët kudo ku ndodheni nëpër botë…Ja përse, këtëdhuratë doja të ta jepja në dorë. Doja të shtoja edhe këto fjalë…”Ajo më porositi, gjithashtu, t’i dërgoja shkrimtarit shqiptar HappyBirthday (urimet e saj për ditëlindjen).E falënderova dhe e përqafova pedagogen time.Në prill të 2006-s në klubin e shkrimtarëve dhe të poetëve të kolegjittonë, Miss Edisoni ishte referuesja kryesore e veprave të Kadaresë.Qysh atëhere kanë kaluar vite.Lexuesi amerikan sot gjen jo vetëm një, por një krah me libra tëKadaresë në raftet e librarive dhe bibliotekave, qoftë edhe në qytetete vogla. Po, vepra e tij kapërceu male e oqeane e u bë mesazh e retorikë elexuesve të racave e kulturave të ndryshme. Lexuesi shqiptar, ishpërndarë në gjithë rruzullin, e lexon veprën e Kadaresë edhe nëgjuhë të ndryshme që ai parapëlqen. Dhe ai ndihet i befasuar e krenarkur diskuton e shkëmben mendime për shkrimtarin tonë me lexues estudiues të huaj. Vepra dhe idetë kadareane i ngrenë në një nivel tëlartë kulture marrëdhëniet e shqiptarëve të diasporës me komunitetinku ata punojnë e banojnë. Lexuesit e sotëm dhe ata që nuk kanë lindurakoma… një maratonë e vërtetë admiruesish, që do të magjepsen memagjinë kadareane….”Vepra e tij i shërben jo vetëm lexuesit tëthjeshtë,- ka thënë i përndershmi At Liolin,- por edhe shkrimtarëve,shkencëtarëve dhe analistëve të mbarë botës…Vepra e Ismail Kadaresëështë një “answer” (përgjigje) e pyetjes : “cili është shqiptari?” Me iniciativën e shoqatave shqiptaro-amerikane të Bostonit dheme përkrahjen e z. Anton Athanas dhe djemve të tij janë kremtuar disaherë ditëlindjet e Ismail Kadaresë nga shqiptarët e Massaçusettsit nërestorantin e dëgjuar “Pier 4”, ku kanë marrë pjesë të gjithëshqiptarët nga trevat shqipfolëse. Këto darka janë kthyer në mbrëmjeletraro-artistike, në të cilat janë recituar poezitë dhe janë lexuarpjesë të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit tonë të madh, ngafëmijët e shkollave dhe nga artistët e talentuar shqiptarë.Pjesëmarrësit, të emocionuar, kanë shënuar emrat e tyre në lista tëgjata, të cilat i janë dërguar Kadaresë së bashku me letratpërshëndetëse, duke shprehur dashurinë, krenarinë dhe respektin përfigurën e tij. Në komunitetin rus të Bostonit ndër miqtë e mi kam njohur lexuesrusë të Kadaresë të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik, e që vazhdojnëtë jenë lexues edhe sot në rusishte dhe në anglishte. Ata e thërresin“Smail Kadare” dhe më kanë dhënë emrat e tyre për të përshëndeturzotin Kadare. Mes tyre edhe emri i poetit plak Aleksandër Eseninit,djalit të Eseninit të famshëm. Kori rus “Fargenign”, ku marr pjesë,përshëndeti ditëlindjen e shkrimtarit tonë me një këngë ruse. Dërgojmë urimet tona për ditëlindjen, në emër të lexuesve shqiptarë,amerikanë dhe atyre rusë të rajonit të Bostonit.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply