Zyrtarët brazilianë thonë se të paktën 232 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 100 u plagosën kur zjarri përfshiu një klub nate të mbushur me studentë në qytetin jugor të Santa Marias.
Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu dje në mëngjez në klubin Kiss. Të mbijetuarit thanë se një anëtar i grupit muzikor që këndonte në këtë klub ndezi një pishtar ose një fishekzjarr dhe e drejtoi nga tavani.
Shumë prej viktimave vdiqën nga asfiksia, ose pasi u shtypën nga turma gjatë panikut që i kishte përfshirë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se ishte i dëshpëruar për tragjedinë dhe për humbjen e jetës së kaq shumë të rinjve dhe studentëve. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.
Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff ndërpreu vizitën në Kili për t’u kthyer në atdhe për shkak të zjarrit.
Santa Maria është një qytet i madh universitar me një popullsi prej rreth 250 mijë banorësh. Qyteti është në skajin jugor të Brazilit pranë kufirit me Arrgjentinën dhe Uruguajin.
Ky zjarr është nga më vdekjeprurësit në një klub nate. Një ngjarje e ngjashme në Kinë në vitin 2000 ka 309 të vdekur dhe një në Buenos Ajres në vitin 2004 la 194 të vdekur.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply