Të nderuar vëllezër
Gjithë ne mundohemi të kuptojm. Çfarë? Njëri – tjetrin, natyrën që na rrethon dhe të ndalemi te realiteti jonë i shtrydhur nga dora e politikanit – dhunuesit, që bëhet sikur e do të mirën tonë. Vazhdojm të besojm… ka apo jo të drejtë, meritojmë këtë status apo jo? Mbetet fshehtësi e madhe.Po ai grusht politikanësh pa tru po na çon drejt humnerës. Ne bëjmë vetëm Amin, jemi vetëm për lutje! Do të gjykojm se në të kaluarën gjithçka ka qenë e mundur ngase ka sunduar monarkia. Do të thonim se Stalini vrau… gjithë ata që për te ishin kundërshtar apo që e rrezikonin postin e tij, bile vrau edhe qenin e kundërshtarit të tij politik. Shpirti jonë, në këtë rast do jetë më i rehatshëm se nuk jetojm në monarki. Do të themi falëminderës Zot, nuk jetojm në atë kohë! Po mjegullat që janë para nesh, këta aktor që ne i quajm politikan çka bëjnë? Do ju them si Stalini edhe këta tanët kanë një veprim: bëjnë prova të pafundshme. Nuk e kam ndërmend të përmendim viktimat e Stalinit, se në fund të fundit ajo i takon të kaluarës dhe një shoqërie tjetër, ne kemi problem tjetër, stalinët që kemi afër nesh. Ata që veprojn si ai, që helmoi Leninin ngadal deri në vdekje pa hetuar njeri. Të gjithë këta kanë një synim: pushtetin. Edhe ai, opozitari me vetëbesim të madh mundohet që të marrë pushtetin… dhe në vazhdimësi të jetë i korruptuar. Po mendja e njerëzve, atyre që bëhen se janë të pastër, që jetojnë pa mëkate dhe e ndjekin ate hap pas hapi e kanë pyetur zemrën se çfarë duan??? Me siguri se jo. Turma e njerëzve paraqet rrezik atëher kur kërcen nën daullen e politikanit dinak. Në rregull, ja pushtetin dhe ja, i arrite të gjitha, mandje çfarë? Do ikësh? Nuk është i sigurt në veten e tij, do pushtet, mandje i etur për pushtet.
E njejta ndodhi edhe në anën tjetër, të pjesës tjetër shqiptare, në Kosovë. Sa fjalë, sa goditje tavolinash… Keni dëgjuar ndonjëher se nga dhelpra lind luani? E dhelprat tona bëhet sikur luana kur nuk janë në pushtet. Pushteti i korrupton, thjesht i bënë që të pranojn natyrën e tyre të lindjes, pra se janë dhelpëra. Punët e padobishme rriten nga dita në ditë dhe kalojn çdo kufi të arsyes. Na erdhën me papuçe e po na shkelin me makina luksoze… në mendje kanë vetëm pushtetin. Po populli? Ai mbetet në varfëri, kështu më lehtë kontrollohet, lëvizet nga një vend në tjetër, gjithnjë në interes të pushtetarëve. Kështu ai shfrytëzohet e mandje… mandje vdes. Gjithandej mjerim, më shumë ikje. Për çka luftuan ata, për ikje?!! Është një e vërtetë se njeriu që mbrenda vetes ka errësirë, nga ai priten shumë gjëra, nga ata më shkatërruese. Jetë e brishtë, të gjithë jemi në rrezik…
E në Shkupin tim, çfarë bëhet? Ka një epërsi, lashtësin e tij si kryeqendër. Sot, të shtrembëruar, përbuzur dhe të helmuar… nga darkat që jepen vetëm gjatë zgjedhjeve për këtë popull të uritur. Shkrepen fotografi, rrjetet sociale të stërmbushura me fytyrat e politikanëve… gjithnjë me mbishkrimin “me të madhin” filan politikanin! Pra, vetë me vetëdije pranon se vetë është i vogël dhe fotografohet me “të madhin”. Eh, ju kujtohet edhe ai që u fotografua me “poetin shqiptar” …e në fakt ka qenë hajdut maqedon!!! Tani e keni të qartë se çka dua të them? Ju do ta kuptoni edhe më mirë nëse shiqoni më thellë, ata janë të paditurit që kanë pushtetin. Jo rastësisht fotografohet me hajdutin maqedon, ngase nuk njehë njerëz të zënshëm që kanë dhënë mund për këtë popull, nuk e di historin e popullit të tij. Mundohemi të largojm mendimet e këqija, të mendojm për punët e mira, ëndërrojmë për diçka mrekulluese, mirëpo është e kot, ndjejm rrezik afë. Nëse shkojm kësaj rruge… për tu shtyer edhe pak e për me qenë shoqëri e vdekur. Ata e duan këte.
Ne ngushllohemi me lutjen: o Zot mos na le në dorën e atyre që nuk frikësohen nga Ti e ndaj nesh nuk kanë mëshirë!
Agim Jakupi – Shkup


Leave a Reply