Bëri shumë bujë ndarja e balerinës Klaudia Pepa nga koreografi Albi Nako, ndërkohë që ditën e djeshme tërhoqi edhe më tepër vëmendje një postim në instagram.
Në ditën e të dashuruarve Klaudia publikoi foto krah një vaske të rrethuar me tollumbace të kuqe në formë zemre dhe një buqete me trëndafila.
Pas kësaj, në mediat rozë u përfol se Shën Valentini e ka gjetur çift balerinën, por në një prononcim për ‘Revista Class’, Klaudia ka treguar se ende nuk ka një mashkull në jetën e saj.
‘Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj’, është shprehur Klaudia.
newsbomb.al


Leave a Reply