Një aktivitet përkujtimor është zhvilluar në qytetin e Korçës me rastin e 71-vjetorit të ndarjes nga jeta të “Artistes se popullit” Tefta Tashko Koço.
Për herë të parë janë transmetuar 6 këngë të saj, të cilat prej dekadash konsideroheshin të humbura, por janë zbuluar kohëve te fundit.
Kujtojmë që këngët janë interpretuar dhe regjistruar nga artistja ne Milano ne vitin 1942. Këto disqe, materiale fotografike dhe dokumentare të saj u ekspozuan ne ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit, ku shumë të pranishëm kanë treguar interes të veçantë për dëgjimin e këngëve të panjohura apo edhe për materialet qe u përcollën aty.
Këngët “Ishin 2 kunata” apo “Ku do shkosh moj goce e vogël”, janë dy këngët nga 3 disqet e Tefta Tashko Koços.
“Këto materiale janë një dëshmi me vlerë për historinë tonë kulturore”- thotë studiuesi i historisë, Niko Kotherja.
Shekulli


Leave a Reply