Të nderuar besimtarë të botës se Krishter !
Të dashur anëtarë e miq të shoqatës “Alba – Dansk” !
Urimet më të sinqerta për të gjithë .
Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve krishterë dhe atyre që i festojnë!
Kjo eshte festa me e madhe e botës së krishterë .
Pasi kjo është një festë familjare, urojmë që të jeni të gjithë pranë gjirit të
ngrohtë familjar, apo të paktën në ambiente të ngjashme me miqësi apo
shoqëri!!
Fat, mbarësi dhe gjithë të mirat në familjet tuaja!
Lumturi, harmoni, dashuri në familje dhe shoqëri!
Për të gjithë ata që jetojnë larg atdheut…. Urojmë që kjo festë, të jetë festa me e bukur e jetës tyre !
Qoftë kjo festa e bashkimit tuaj me njerëzit e dashur dhe familjes!
Paqja, lumturia dhe mirëkuptimi të mbretëroj tek te gjithë ne !
KRYESIA E SHOQATES “ALBA – DANSK”
Kopenhage , Danimarke 25 dhjetor 2018
Lulzim Basha

Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
ilirmeta.faqjazyrtare
Të dashur miq,
Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.
Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!


Leave a Reply