Shqiptari Fidan Bejta është shpallur mbrëmjen e djeshme “Heroi i vitit 2018” në Suedi. Në një ceremoni gala, Bejta u urua edhe nga ylli Zlatan Ibrahimovic.
Gjithë Suedia flet për shqiptarin nga Kosova, pasi ai pushtoi faqet e mediave të shtetit nordik, pas ngjarjes së 13 majit 2018, ku ai shpëtoi 20 fëmijë nga një grua e cila tentoi t’i godiste me thikë në një kënd lojërash.
Fidan Bejta, i cili jeton në Malmo të Suedisë ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se kishte dalë shëtitje me djalin e tij kur një grua tentoi të sulmonte fëmijët pranë lagjes së tij.
“Isha jashtë me djalin duke shëtitur. E lashë djalin jashtë dhe hyra të vishesha. Dëgjova nga jashtë zëra se një grua po ndiqte me thikë disa fëmijë. Iu afrova gruas në oborr. E pyeta çfarë je duke bërë dhe u përpoq të më qëllonte me mua. E lashë 2 minuta duke u konfliktuar me mua, në mënyrë që të përqëndrohej tek unë dhe jo tek fëmijët. Një fqinji im, arab, u afrua në mënyrë që gruaja të ikte dhe të kthehej me kurriz. Kur ajo u kthye unë e qëllova në kurriz. Ajo ishte me problem të shëndetit mendor. Nuk i kishte konsumuar rregullisht ilaçet e saj. Fëmijët ishin të trembur, por që prej atij momenti sot më thërrasin “heroi” “heroi’”, ka treguar ai.
Bejta ka folur edhe për mesazhin e marrë nga idhulli i tij, ylli suedez i Futbollit, Zlatan Ibrahimoviç.
“Ishte shumë emocionuese, Zlatan Ibrahimoviç më uroi për veprën time. Ai më ftoi që të shihja në stadium një ndeshje të tij të futbollit”, u shpreh ai.
19 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)
Shqiptari heroi i vitit në Suedi, shpëtoi 20 fëmijë nga agresorja me thikë
Shqiptari shpallet “Heroi i Vitit” në Suedi, merr sms dhe nga Ibrahimoviç
Fidan Bejta është shqiptari nga Kosova i cili është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm me thikë 20 fëmijë.
Ai i kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata. Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, ndërsa ka treguar dhe si ndodhi ngjarja.
Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç i ka dërguar një mesazh Fidanit, ku i thotë se suedezët janë krenarë me aktin e tij.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.
“Ajo që bëtë nuk është dicka qe secili do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviç.
Shqiptari shpallet “Heroi i Vitit” në Suedi, merr sms dhe nga Ibrahimoviç
Shpëtoi 20 fëmijë, shqiptari shpallet heroi i vitit në Suedi, ja SMS-ja nga Ibrahimoviç
nga Eno Shkëmbi
Një shqiptar është kthyer në hero në Suedi, pasi shpëtoi 20 fëmijë nga një sulm me thikë. Bëhet fjalë për Fidan Bejtën, shqiptarin nga Kosova që u nderua me titullin “Engjëll i mbrojtjes”, duke u shpallur “Heroi i Vitit 2018” në Suedi.
Mediat suedeze raportojnë se ai kishte shpëtuar fëmijët ndërsa luanin në një park lojërash, dhe një grua kishte tentuar t’i godiste. Duke u shprehur mirënjohës për vlerësimin, shqiptari ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë. Mësohet se një SMS në adresë të Fidanit ka mbërritur edhe nga ylli i futbollit suedez Zlatan Ibrahimoviç.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, i shkruan Zlatan në mesazh.
“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Ibrahimoviç.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply