Nga Florian Cuni
Një shqiptar së bashku me bashkëjetuesen e tij janë arrestuar në Mascalucia në Itali nën akuzën e trafikut të drogës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e çiftit, autoritetet kanë gjetur drogën në qeset e plehrave.
Në pranga ka rënë 35 vjeçari, Ervis Mankollari si dhe bashkëjetuesja e tij, një 30 vjeçare me origjinë nga Catania, e quajtur Maria.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, u zbulua rreth 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.
/f.ç/Albanian Free Press Online/


Leave a Reply