Nga Luan Kondi
Shkatërrohet në Itali një grup që bastiste shtëpi në Arezzo dhe Siena. Mediat italiane shkruajnë se grupi përbëhej nga persona të moshave dhe etnive të ndryshme dhe se ishte kthyer në makth për banorët.
Policia e Sienës në bashkëpunim me atë të Arrezos dhe Cortonas, ekzekutuan 7 urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Sienës. Në pranga përfunduan katër kosovarë, një shqiptar, një maqedonas dhe një italian, të moshave nga 30 deri në 42 vjeç. Hetuesit kanë zbuluar se banda është përgjegjëse për të paktën 37 vjedhje në harkun kohor të 4 muajve.
Gjatë operacionit, janë konfiskuar 10 mijë euro, që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal, ndërsa sendet e vjedhura që kapin shifrën e mbi 50 mijë eurove u janë kthyer pronarëve.
Gjatë hetimeve, u sekuestruan edhe 300 kg bakër, po i vjedhur si dhe veshje dhe sende të tjera.
/l.k./
Marrë nga arezzotv.it


Leave a Reply