
Zbokthi eshte nje paraqitje e shpeshte tek shtatzenat per shkak te ndryshimeve te shumta te hormoneve dhe lekures. Zbokthi paraqitet si pasoje e pezmatimit te shtreses se lekures, e cila shkakton kruarje dhe ato krundet e vogla te bardha te pakendshme ne lekure, te cilat perfundojne ne supet tuaja. Problemi mund te perkeqsohet nese perdoren preparate te caktuara ne lekure dhe floke, te cilat tretin yndyren e cila iu duhet ne menyre qe koka te jete me dukje te shendetshme dhe pa krunde.
Sherimi i zbokthit
Sic e dini, nuk keni pse jetoni me keto krunde. Egzistojne shume menyra natyrale me te cilat mund te mbani dukjen e shendetshme te kokes, flokeve dhe supeve pa zbokth.
Ja disa keshilla:
– Zvogeloni konsumimin e sheqerit dhe cokolates, si dhe konsumimin e ushqimit te yndyrshem. Po ashtu, konsumoni sa me shume perime me gjethe jeshile dhe ushqime te paperpunuara.
– Perdorimi i biotines eshte nje nga metodat me te perhapura te sherimit te zbokthit. Biotina tretet ne uje, i takon grupit te vitaminave B dhe tret yndyren, karbohidratet dhe proteinat. Gjendet ne gjerat ushqimore te pasura sic jane dritherat integrale, te kuqte e vezes, lulelaker, kepurdha dhe banane. Marrja e vitamines B1 dhe B2, acidit yndyrore Omega-6 dhe zinkut eshte poashtu shume i vlefshem ne sherimin e zbokthit, keshtu qe keni kujdes qe keto vitamina te jene pjese e konsumimit tuaj te perditshem.
– Bleni ekstrakte te farave te grejpfrutit dhe vetem disa pika nga ky ekstrakt ne shampon tuaj te cilin e perdorni rregullisht, mund te ju ndihmoje shume.
– Perdorni vajin e cajit te gjelber. Shume shampo jane te bazuara ne kete vaj apo vetem i shtoni disa pika nga ky vaj ne shampon tuaj. (Konsultohuni me mjekun para se te perdorni vajin e cajit te gjelber gjate shtatzenise.)
– Perdorni shampo me baze seleni i cili ka ndikim fantastik antifungal, qe permireson hidratimin dhe i sjell pamje te shendetshme kokes.
– Pasi qe keni shtuar pak uthull molle ne filgjanin me ndonje leng, gjithsesi lejeni anash ne menyre qe te lagni peshqirin me uthull molle dhe ta mbani ne koke per nje ore. Me pas pastroni koken.
– Para se te flini, lyeni koken direkt me vaj vitamine E, dhe flini ashtu, ndersa ne mengjes pastroni floket. Gjithsesi vendosni nje peshqir ne jastek, sepse vaji mund te le njolla ne jastekun tuaj.
– Perdorni vaj te ullirit apo kokosit ne menyre qe floket dhe koka juaj te duket e mahnitshme. Vendosni vajin direkt ne koke dhe floke dhe pastrojeni ne mbremje. Kjo keshille me se shpeshti perdoret ne Indi.
– Ferkoni koken direkt me aloe vera para se ti pastroni floket dhe do te keni rezultate fantastike.
Me keto keshilla te cilat shume lehte mund ti zbatoni ne shtepi, shume shpejt do te keni floke te shkelqyeshem sikurse qe i keni patur para shtatzenise.
http://infoshqip.al/shendetesi/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply