Nga botimet më të fundit të Shtëpisë Botuese “ADA”
Ky libër asht nji homazh nderimi për Nikollë Mernaçin në 100 – vjetorin e lindjes së tij…
Ky libër asht homazh edhe për gjithë kelmendasit e tjerë që vuejtën kalvarin komunist, asht nji homazh për krejt vendlindjen time, që mbetet nji lapidar graniti i krehur nga erërat e historisë, nji bukuri frymësuese jo vetëm për zana e shtojzovalle, por edhe për piktorë e artistë, si dhe për turistë të shumtë…
TITULLI: FORCA E KELMENDIT
(Martirit kelmendas Nikollë Mernaçi)
AUTOR: ZEF NAÇAJ
Redaktor: NDUE LAZRI
Autorë të kopertinës:Zef Naçaj
Gjergj Kolgjokaj
Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-244-85-7
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, 2018
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Naçaj, Zef
Forca e Kelmendit : (martirit kelmendas Nikollë
Mernaçi) / Zef Naçaj ; red. Ndue Lazri. – Tiranë :
Ada, 2018
…f. : me il. ; … cm.
Bibliogr.
ISBN 978-9928-244-85-7
I.Mernaçi, Zef për atë
1.Biografia 2.Kujtime 3.Kelmend
929(496.5) [Mernaçi, Nikollë]
SI LINDI NJË PORTRET NË TELAJO
Pas gjithë hulumtimeve të mia mbi personazhin kryesor të këtij libri, Nikollë Mernaçi, erdhi krejt natyrshëm dëshira për hedhjen e portretit të tij ne telajo. Isha marrë gjithë jetën me pikturë, si dashnia ime e parë, ndaj dhe më dukej se libri nuk do të ishte i plotë, nëse një portret i bamë sipas mënyres sime nuk do të ishte në një nga faqet e tij.
Por para se të filloja punën me portretin, mendoja personazhin, personalitetin e tij njerëzor, vuajtjen e tij që nuk pati fund deri sa u nda nga kjo botë, por që nuk ia theu asnjëherë pozitivitetin dhe optimizmin. Ai u thoshte njerëzve të familjes: Do të vijë dita që të takohemi me njerëzit tanë nëp Amerikë. Do të ishte në atë portret njeriu i zgjedhun për të gjithë treguesit e tij pozitivë që të shërbente në gardën e Viktor Emanuelit te Italise. Një njeri i urtë, i ndalun e mbrujtës i cilësive ma të mira të malësorit me tradita. T’i përshkruash me fjalë cilësitë e tij nuk është e vëpshtirë, por ato duheshin shprehur edhe me penel mbi telajo. Ndaj për ditë, javë e muej e sillja n ëpër mend përpara se të hidhja penelatat e para.
Problem tjetër që më vinte në mendje ishte: Ku do ta vendos këtë figurë? Në Kelmend, ku ai kishte jetue aq pak? A mund te lihej jashte Savra, vendi i shume viteve internim? Mbi të gjitha këto unë zgjodha vendosjen në sfond të maleve të Kelmendit dhe në tokë Savrën e Lushnjës. Në mes figura e Nikollës, të cilën duhej ta paraqisja sa më afër reales.
Ishte për mue nji detyrë jo fort e lehtë, artistët e pikturës e dinë mire se portretet e kompozueme janë diçka ma shumë se ato me nji portretizim të thjeshte. E punova me shumë seanca e duke kalue para syve fotot e ndryshme qe disponoja. Arrita në nji pike që më dukej se nuk mund të thoja ma shumë dhe kisha përdorë gjithçka në atë mënyrën time të të pikturuemit.
Provimi i parë për mu ishte ballafaqimi i portretit me njerëzit ma të afërm të Nikollës. Sipas planit tim, ky portret do t’i dhurohej djalit të tij, Markut e do ta shihte edhe Marash Mernaçaj i vëllaji i Nikolles. Kur iu paraqita portretin dhe pashë që ata u gëzuen e ishin të kënaqun, atëhere fitova njifarë sigurie për nivelin e realizimit të punës sime artistike.
Por, përsëri më dukej se kjo ishte e pamjaftueshme. Mendova se ishte e nevojshme që ta shikonin së paku dy piktorë, dy artisty të penelit, dy kolegë që unë i çmoj dhe i kam miq. Do më ndihmonin mendimet e tyne rreth portretit . Por ata i kisha larg e nuk kisha mundësi t’i takoja. Por në ndihmë më erdhi rrjeti social Facebook. Ua dërgova dhe mendimet e tyne nuk vonuan.
AVNI DELVINA:
Portret që transmeton një tension të brendshem psikologjik, në vështrimin e tij ka shumë nostalgji dhe mall.Një portret ku autori në një farë mënyre përfshin vetveten, që nga delikatesa e ngjyrave deri te penelatat e kujdesshme për të mos e rënduar më tej jetën e personazhit të portretit.
PASHK PËRVATHI:
Portreti i Nikollë Mernaçit, i skalitur me penel prej dorës së sigurtë të mjeshtrit Zef Naçaj, na vjen në kohë si relike e rezistencës së burrit të malësisë ndaj dhunës e shtypjes komuniste.Psikologjia e portretit dhe materia artistike e tij, janë gjurmë që flasin për një realizim mjeshtëror.Koha nuk ndalet.Edhe portreti i Nikollë Mernaçit është fiksues i një kohe të shkuar, por që paralajmëroi lindjen e një kohe të re.
Mendimet e dy piktorëve ma shtuan sigurinë, ndaj them që u përpoqa me të gjitha aftësitë e mia për të realizue këtë portret, për të plotësue ma mirë para lexuesit e brezave që vijnë atë figurë të plotë e të dashtun të Kelmendit siç ishte Nikollë Mernaçi. Ishte forca e tij e pathyeshme, që më frymëzoi për ta titulluar edhe librin “Forca e Kelmendit”.
Burimi – Facabook


Leave a Reply