Profesor Paloka !
Duke pase respekt te veçante per ju,mbasi e meritoni dhe në kete rast jeni njohes i thedhe i kesaj fushe dua te specifikoj qendrimin tim.1. Shkodra eshte kryeqendra e veriut te Shqiperise
2. Eshte qyteti qe i ka dhene kultures shqiptare me shume se askush tjeter.
3. Ka ndikuar në zhvidhimin e vendit e jo vetem te malesive perreth.
4. Eshte baza e gegnishtes,pa nenvleftesuar te tjeret.
5. Une e dua Shkodren dhe me pare se askund ne bote nuk kthehem per ta pi kafen se sa ne ate qytet. Por une nuk e kam pase ate fat te jem shkodran,jam malesor i Malesise Madhe sepse aty me ka linde nana,me kete nuk dua te levdohem as te fshihem si malsore,por jam ky qe jam e dua ta mbroj dhe ta trashigoj brez en brez si na e kane lane te paret me cilesite sa me te mira.E me teper te vegjlit kane nevoje perkrahje dhe jo pronesi.
DY PYETJE E MIJA NE STATUS
A.Kishin te bâshim me Malesia e Mbishkodres ,NE KUPTIMIN GJUHESOR( kete e din me mire se sa une) se ka kuptim pronesie. Malesia e Madhe nuk eshte shite as blere,dhe (qofte edhe pasaniket e Shkodres) nuk ka asnje shkodrane pronesi historike mbi territore te Malesise Madhe,kjo me ben qe ti qendroj me fort asaj se duhet quajtur MALESIA E MADHE ( e vetevetes) qe ndodhet gjeografikisht Mbishkoder por jo se eshte e Shkodres.
B. A duhet te jene dy apo nje bashkesi Malesia e Madhe dhe Shkodra. Kjo ka kuptim shtetror administrativ. Pra qe popullit ti shkohet me shpejt në ndihme, qe te ardhurat lokale te administrohen nga vete malesoret me pushtetin e tyre (qofte edhe po te keqperdoret). Sot ne Doganen e Hanit Hotit tek tuk ose fare nuk ka punonjes nga Malesia e Madhe. Ne Doganen e Vermoshit ka te punesuar nga Lagje te Shkodres kur ka shume malesor te kualifikuar e jane te papune. Etj etj. Pra jam kunder centralizimit ekstrem te pushtetit,perqendrimi ne nje grusht njerzish i pushtetit. Jetoj prej vitesh ne SHBA ku ka Bashki me territore shume me te vogel se Malesia e Madhe por edhe me popullsi.
Une nuk mohoj kontributin e Shkodres,por ama len edhe per te deshiruar sepse pushteti dhe qendra e kultures ne ate qytet, cilin MALESOR e zgjodhi, e rriti dhe i dha emer e lavdi? Ku eshte nje veper kulture e vertete “Made in Shkodra” në territorin ( e saj??) ne Malesi te Madhe.
Pra ai kuptimi i fjales time ÇVATJE eshte pikrisht tek punesimi,te ardhurat nga taksat,pasurite e natyres (lenda drusore e Kelmendit dhe Fushe Zezes etj) etj etj.
Profesor Paloka te jap te drejten te me kritikosh se pse nuk shkruaj GEGNISHT, e ndjej veten keq se edhe pse jam GEGE 100% (dikush po thote mos u kreno) nuk di e pra eshte faji i Shkodres qe nuk ka ngule kembe se ajo i ka pase institucionet e jo ne malesoret per te pase gegnishte ne gjuhen e sotme zyrtare .
Rush DRAGU Michigan 2018
TE GJITHE REPLIKAT LEXONI NE FACEBOOK



Leave a Reply