Ngjarja e rëndë ndodhur sot në mëngjes në Shkoder, ku janë gjetur të vrarë një burrë dhe një grua ka tronditur opinionin publik.
Ish-punonjësi i policisë, Boran Ymer Berçama, i cili ka dhënë dorëhqejen nga strukturta e policisë para Vetting-ut, u gjet i vrarë në makinë së bashku me bashkjetuesen Silvi Ndoci.
Ndërkohë që detaje të reja dalin nga jeta e dy të ekzekutuarve në Shkoder.
Mësohet se Silvi Ndoci 26 vjeçe, bashkëjtuesja e ish-policit, ka qenë e martuar më parë dhe ka patur edhe një femijë tjetër.
Të afërm të tyre tregojnë se, gruaja pas divorcit kishte ikur dhe jetonte me ish-policin.
Ndërkohë, burime të tjera sqarojnë se, edhe ish-polici kishte ikur nga shtëpia e prindërve të tij dhe jetonte me qira në apartamentin në hyrje të të cilit u gjeten të ekzekutuar mengjesin e sotëm.
Sipas njoftimeve të fundit, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja plumbash.
Në makinë ishte edhe femija i tyre 1 vjç, e cila është marrë nga mjekët dhe po mbahet nën kontrollin e tyre.
Polcia akoma nuk ka dhënë asnjë version zyrtar për motivet e ketij krimi të rëndë. Por hetimet po vazhdojnë me intensitet.
Mapo
Ekzekutimi i çiftit në Shkodër, dyshime për të shkuarën e ish-agjentit të Krimeve
Ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.
Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore.
Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte transferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.
Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme.
Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij.
Breshërisë së plumbave i shpëtoi fatmirësisht fëmija i tyre 2-vjeçar, i cili qëndronte në sediljen e pasme.
Për ngjarjen e rëndë mësohet se në Shkodër ka shkuar vetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Eduard Merkaj.
—————————
Fqinjët e çiftit që u ekzekutua: Njerëz korrektë! S’e dimë ç’dorë i vrau në sy të fëmijës
Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm ka shokuar dhe fqinjët e viktimave. Ata u shprehën për “Gazeta Shqiptare” se Borani dhe gruaja e tij ishin njerëz të mirë dhe jo problematikë.
Vjollca Teodori është tronditur kur ka mësuar se fqinjët e saj, Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci u vranë poshtë pallatit.
Teodori ka qenë e para kur ka kaluar në orën 5:30 të mëngjesit, por ajo nuk ka vënë re se çifti në fjalë ishte vrarë.
Ajo tregoi se ka parë makinën e ndezur, por pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Si e keni njohur Boran Bërçanën dhe Silvana Ndocin që u vranë poshtë pallatit tuaj?
Unë i kam njohur si njerëz shumë të mirë, qoftë atë djalin por edhe atë vajzën që u gjetën të vrarë. Kemi pasur komunikim të rregullt, dhe për ne kanë qenë shumë korrekt. Familje e rregullt dhe pa probleme, të paktën për aq sa i kemi njohur ne. Di që kanë edhe një fëmijë të vogël duke qenë se i shihnim bashkë shpesh.
A keni dëgjuar ndonjë zhurmë apo krisma armësh në momentin kur ka ndodhur ngjarja?
Jo të them të drejtën nuk kam dëgjuar asgjë. Unë kam qenë në gjumë dhe s’kam dëgjuar ndonjë zhurmë. Me sa di edhe komshinjtë e tjerë nuk e kanë dëgjuar zhurmë, se përndryshe do kishim reaguar.
Kur keni dalë nga banesa ju?
Unë kam dalë nga shtëpia ime herët në mëngjes. Kam dalë që në orën 05:30 dhe besoj kam qenë e para. Kam kaluar aty afër. Unë, në fakt, e kam parë makinën e ndezur, pra me drita të ndezura, por nuk e kam kuptuar fare se çfarë kishte ndodhur. Unë do kisha kaluar edhe herë të tjera dhe s’do e kisha vënë re atë që kishte ndodhur, sepse mendova se mos janë në shtëpi duke marrë me ndonjë gjë ose mos është ndonjëri në makinë duke pritur tjetrin. Kështu që se kam vënë re edhe pse kam kaluar aty afër.
Jeni marrë në pyetje nga policia?
Po erdhën dhe më trokitën rreth orës 9:00 të mëngjesit në derë, sepse isha rikthyer në shtëpi sërish pasi piva një kafe. Hapa derën dhe policët më pyetën nëse kisha dijeni për ngjarjen. Unë u thashë se nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Nuk e kam marrë vesh ngjarjen në momentet e para, por pas pak orësh, ashtu si gjithë të tjerët.
Si jeni ndjerë kur mësuat se komshinjtë tuaj janë vrarë të dy brenda makinës?
Në fakt, jam ndjerë shumë keq. Jam ndjerë e tronditur. Edhe tani që po flas jam e shokuar për çfarë ka ndodhur. Është një vrasje, makabre mund ta quaj. T’i vrasësh të dy në praninë e fëmijës së vogël është e tmerrshme. Të gjithë e kemi përjetuar shumë keq. Përveç çiftit, më dhimbset shumë djali i tyre i vogël. Kjo që ndodhi është shumë e rëndë për familjet e tyre. Nuk e di çfarë dore është ajo që ka bërë këtë vrasje.
Kanë sjellë ndonjë problem ose keni dijeni për ndonjë problem të tyrin që mund të kenë pasur gjatë muajve që jetonin këtu tek pallati juaj?
Jo nuk kanë pasur asnjë problem. Nuk kam asnjë lloj ideje, sepse silleshin shumë mirë dhe ishin shumë korrekt me të gjithë ne. Nuk e di nëse kanë pasur probleme. Dukeshin të qetë dhe një familje krejt normale.
Pronari i banesës: Çifti ishin njerëz korrektë, më paguanin qiranë prej 8 muajsh
Nuri Vreto është pronari i shtëpisë, në të cilën prej 8 muajsh çifti Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci jetonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Ai u shpreh për “Gazeta Shqiptare” se çifti në fjalë ishin të rregullt, ndërsa tregon se si është njohur me ta në momentin që kanë bërë marrëveshjen për dhënien me qira të shtëpisë.
“Unë i kam lëshuar shtëpinë me qira çiftit që është vrarë sot (dje). Prej 8 muajsh ua kam dhënë shtëpinë, pasi kemi rënë dakord. Ata kanë paguar 170 mijë lekë të vjetër në muaj. Të paktën nga sa i kam njohur unë, kanë qenë shumë të rregullt. Paratë e qirasë i kanë sjellë rregullisht dhe kjo ka qenë kryesorja për mua. Po ashtu kanë paguar në mënyrë të rregullt energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Këto më kanë interesuar më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Vreto.
Ndërsa sqaroi se shtëpinë e kishte blerë në vitin 2009. “Në kontakt me këtë familje kam rënë rastësisht. Gratë kanë qenë në një parukeri kur rastësisht gruaja e Boranit ka diskutuar për një shtëpi me qira dhe nga aty pastaj kemi marrë kontakt dhe kemi rënë dakord për çdo gjë. Nuk kam pasur shumë kontakte, por për aq sa kam pasur kanë qenë korrekt”, u shpreh Nuri Vreto./GSH/
———————————————-
Kamerat fiksojnë gjithçka, si u vra çifti në Shkodër. Autori lëviz i qetë
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e rëndë e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Shkodrës.
Burime pranë grupit hetimore bëjnë me dije për Fax News se personi i cili ka qëlluar në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë, është afruar pranë automjetit të çiftit Bercana, dhe ka shkrehur karikatorin me 23 fishekë në drejtim të tyre.
Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se autori i cili ende nuk është identifikuar ka mbërritur me mjetin tip Mercedes Benz, në lagjen Naim Gjylbegu në Shkodër, mjeti është parkuar jashtë rrugicës se pallatit ku jetonte me qera çifti i bashkljetuesve, ka marre armen ne makine dhe eshte drejtuar tek ato, pa asnje lloj kompleksi, duke iu afruar xhamit te shoferit dhe duke qelluar ne drejtim te tyre.
Gjithcka ka ndodhur per pak sekonda, ai eshte siguar se çifti ka vdekur, ka pare femijen ne pjesen e pasme te makines dhe eshte larguar serish nga ka ardhur duke hipur ne automjetin qe e priste se bashku me drejtuesin e mjetit dhe dy personat jane larguar ne drejtim te lagjes Kiras nga ku mesohet se me pas kane braktisur mjetin ne afersi te Bypasit, prane rruges nacionale Shkoder – Koplik ku i eshte vene edhe flaka duke e shkrumbuar ate plotesisht me qellim qe te humbin te gjithe gjurmet.
Policia e Shkodres ka sekuestruar kamerat e sigurise te nje subjekti privat prane baneses se ciftit, nderkohe qe materiali filmik eshte derguar ne Tirane ku priten te nxirren detaje ne lidhje me identitetin e autorit, mbi te cilin deri tani nuk ka asnje te dhene.
Çifti Bercani jane ekzekutuar me 23 plumba, mengjesin e se dieles ngjarje e cila tronditi mbare opinionin publik ne Shkoder.
—————————————-
Krimi në Shkodër: Ish-polici u hodh për të mbrojtur…
Sapo mbërritën poshtë pallatit ku banonin me qira prej 8 muajsh, ende pa fikur dritat e makinës, ish-punonjësi i policisë, Boran Bërcana, dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci, u qëlluan për vdekje me armë zjarri.
Nga 23 plumbat e shkarkuar mbi ta, 30-vjeçari Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij 25-vjeçare mbetën të vdekur në vend, ndërsa djali i tyre 2 vjeç që ndodhej në makinë ka shpëtuar për mrekulli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm 5 orë më pas, kur Policia e njoftuar nga një prej fqinjëve, gjeti dy viktimat brenda në makinën tip “Benz” me targë AA 006 HA. Brenda mjetit, në prehrin e nënës ndodhej edhe djali i vogël i çiftit, shkruan “Panorama”.
Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij. Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.
DORËHEQJA
Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 plumba, që janë lëshuar në drejtim të çiftit. Ish-inspektori i krimeve në Pukë, Boran Bërcana, ka marrë plumb në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ashtu si dhe Silvana Ndoci. 30-vjeçari ka punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa pak kohë ka shërbyer në Pukë.
I riu u largua nga policia duke dhënë dorëheqjen në janar, pak para se të niste procesi i vetingut, por nuk dihet nëse largimi me vullnet i tij ka lidhje me këtë proces. Pas largimit nga Policia e Shtetit, 30-vjeçari qëndroi për dy muaj në Spanjë dhe kishte vetëm 8 muaj që ishte rikthyer në Shkodër bashkë me të dashurën dhe djalin. Ende janë të paqarta arsyet e vrasjes, ndërsa mendohet për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur gjatë kryerjes së detyrës.
Ky material u huazua nga MAPO
Leave a Reply