Nga Gazeta Shqip
Një aksident tepër tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në San Giovani të Italisë, i ka marrë jetën një vajze shqiptare.
Aksidenti ka rezultuar fatal, pasi makina tip “Ford Fiesta” me të cilën udhëtonte 22-vjeçarja Xhoana Prenga, ka përfunduar në kanal dhe më pas ka shpërthyer duke u shkrumbuar tërësisht.
E reja shqiptare udhëtonte së bashku me një mikun e saj dhe qenin e tyre. Makina drejtohej nga 23-vjeçari italian, i cili ka humbur kontrollin.
Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.
Sipas mediave italiane Xhoana është përshkruar nga miqtë e saj “si një vajzë e mbushur me jetë dhe naive”. Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj Diana Dollani dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara.
Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes janë vërtet rrëqethëse dhe tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply