Një 22-vjeçar është vetëvarur pasi policia e kishte shoqëruar në komisariat për vjedhjen e dy pulave. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së fshatit Omezh, në komunën Shupenzë të Bulqizës, ku i riu Drilon Dema u vetëvarur në një pemë.
![]()
Burime të brendshme, që nuk duan të identifikohen, konfirmojnë se pak orë përpara ngjarjes i riu ishte marrë forcërisht në stacionin e policisë Shupenzë, që varet nga Komisariati i Bulqizës, nën akuzën e vjedhjes së dy pulave në fshat.
22-vjeçari nuk e pranoi asnjëherë këtë akuzë, që ka qenë e pavërtetuar. Dy orë pasi është liruar nga komisariati, në gjendje të rëndë psikologjike, 22-vjeçari Drilon Dema është vetëvarur në një pemë. Ai u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastit.
/Shekulli Online/ E.L/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply