Qeveria ka vendosur të akordojë çmimin “Ambasador i Kombit”. Ndarja e çmimit “Ambasador i Kombit” bazohet në parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës e mirënjohjes publike.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar kriteret për dhënien e këtij titulli, të cilat janë:
integriteti dhe reputacioni në komunitetin ku ai/ajo jeton;
përfaqësimi i suksesshëm në diasporë në: veprimtari humanitare; arsim, shkencë, teknologji; kulturë apo sport; biznes.
kontributi i veçantë për Republikën e Shqipërisë apo diasporën.
Nëpërmjet ministrit përgjegjës për Punët e Jashtme, ambasadorët e Shqipërisë i propozojnë ministrit përgjegjës për diasporën përfaqësuesit më të suksesshëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për dhënien e çmimit “Ambasador i Kombit”.
Në vendimin e qeverisë thuhet gjithashtu se çmimi “Ambasador i Kombit” jepet nga Kryeministri dhe se ky çmim nuk ka vlerë monetare.
s.a/dita


Leave a Reply