Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut, ka zbuluar skenarin e kryeministrit Rama, lidhur me audio-përgjimit të publikuar nga PD lidhur me vëllain e ministrit Xhafaj.
Sipas tij, Rama po bën gati një person që do të dëshmojë se është zëri i tij dhe se ishte pjesë e audio përgjimit, por për këtë ai tha se si Ramën ashtu edhe Xhafajn i pret një surprizë e madhe.
“Nuk ka asnjë shans të keni një analizë të pandikuar politikisht. Po bëjnë gati dhe dëshmitarin e rremë që të dalë dhe të thotë që ishte ai që ishte pjesë e audio-përgjimit. Ramën dhe Xhafajn e pret një surprizë e madhe”, – tha ndër të tjera Basha.
I pyetur nga Fevziu se për çfarë bëhej fjalë dhe nëse ka apo jo një përgjim tjetër, Basha tha se surpriza vjen andej nga se pret. /CNA.al


Leave a Reply