Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka shitur “Dëshmitarin X” të njohur ndryshe si “Babale”, Albert Veliun, i cili ka realizuar së bashku me gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, audio-përgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai u shpreh se “Babale” është një kriminel si të gjithë kriminelët e tjerë, ndërsa kërcënoi qeverinë se do të ketë “sulme” të tjera. Basha tha se nëse “Babale” do të kishte pak fat dhe të shfaqej para 4 vjetësh mund të ishte deputet.
Sipas tij, të vërtetat do të vijnë andej nga nuk e presin. /CNA.al


Leave a Reply